Connect with us

Sport

Euro 2024/ Ndeshja historike me Kroacinë, Sylvinho ndryshime në formacion

Pasi kombëtarja shqiptare humbi ndeshjen me Italinë, të mërkurën do të përballet me Kroacinë. Të dy ekipet futen në fushë me zero pikë dhe ndeshja pritet të vulosë fatin e tyre për rrugëtimin europian. Padyshim ky është një duel historik, pasi kjo ndeshje shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kroacia e cila u mund nga Spanja me rezultatin 3-0, kërkon 3 pikëshin dhe sulmuesi kroat Ante Budimiri tha se kjo është ndeshje kyçe.

“Duhet të synojmë për të mërkurën. Është finalja jonë, ndeshja jonë kyçe. Duhet ta përgëzojmë Spanjën. Të përpiqemi të përmirësohemi dhe të fitojmë të mërkurën”, ka thënë Ante Budimiri.

Kjo është ndeshja e parë mes ekipeve në histori, paçka se shtetet kanë marrëdhënie të mira dhe janë pranë në Ballkan. Është ende herët për të folur për formacione të sigurta, por një gjë është e sigurt, trajnerin e kuqezinjve e shqetëson gjendja shëndetësore e Jasir Asanit, i cili ka një lëndim muskulor. Kështu, me shumë mundësi Sylvinho do e zbresë ekipin në fushë me ndryshime në formacion.

57 mijë vende ka stadiumi në Hamburg, ku shumica do jetë veshur kuqezi, nisur edhe nga precedenti i ndeshjes kundër Italisë.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani (Laci), Bajrami, Hoxha (Seferi), Broja

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongaric, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Kramaric, Budimir

Renditja në grupin B
Advertisement