Connect with us

Bota

Eurodeputeti holandez lavdëron shkrimin e CNN për Vuçiç

Eurodeputeti holandez Thjis Reuten ka lavdëruar shkrimin e CNN për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku thuhej se qasja e Perëndimit ndaj tij ka filluar të plasaritet.

Ai u shpreh se Vuçiç po refuzon të zgjedhë atë që është e mirë për popullin e tij, teksa përmendi edhe “zbutjen” që po i bëhet Serbisë nga Perëndimi.

Qeveritë perëndimore e kanë trajtuar prej kohësh Serbinë si zërin e domosdoshëm ballkanik, ndonjëherë në kurriz të lojtarëve më periferikë, thanë disa analistë për CNN.

“Besimi i tyre është se Serbia është shteti ballkanik, siç e shohin ata. Serbia është ajo që, nëse mund t’i sillni në anën tuaj – çfarëdo që mund të nënkuptojë – gjithçka do të jetë më e lehtë”, tha për CNN Jasmin Mujanoviq, një shkencëtar politik i specializuar në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement