Kosova
Eurodeputeti Mandle e quan pjekuri vendimin e Kurtit për…
Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha se votimi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësimin e plotë.
Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.
Mendli ka folur gjithashtu edhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.
Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.
Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.
“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl.