Connect with us

Kosova

Eurodeputeti për çështjen Kosovë-Serbi: Bashkimi Evropian ka pasur qasje të pabalancuar

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten rikonfirmoi mbështetjen e tij për rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian. Në dhjetor të vitit 2022 Kosova aplikoi zyrtarisht për pranim në Bashkimin Europian gjatë Presidencës Çeke, por asnjë hap nuk është ndërmarr për shqyrtimin e saj.
Eurodeputeti Reuten deklaroi se nuk ka asnjë justifikim që aplikimi i Kosovës të mbetet kaq gjatë në sirtar.
Ai gjithashtu u shpreh optimist edhe për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Europian ndaj Kosovës tashmë që në komunat veriore pritet të kthehen kryetarët serbë.
Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, eurodeputeti holandez, pjesë e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, shpreson që procesi të marr një drejtim të ri
Reuten mendon se dialogu nuk duhet të kthehet në pengesë për avancimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Europian, duke i kërkuar ndërmjetësuesit të këtij procesi të jetë i barabartë.
Kosova prej kohësh kërkon që aplikimi i saj të shqyrtohet, t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por këto kërkesa nuk janë marr parasysh.

 

 

 

 

Advertisement