Connect with us

Bota

Eurodeputeti slloven për dialogun Kosovë-Serbi: Gjithçka do të zgjidhet deri në fundvit

Eurodeputeti slloven nga radhët e “Lëvizjes për Liri”, Klemen Groshelj, në një intervistë për gazetën opozitare serbe “Nova“, tha se tensionet e fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, nuk janë të dobishme për asnjërën palë, dhe ka paralajmëruar pasoja për Kosovën dhe Serbinë nëse vazhdojnë me këtë ritëm.

Ai potencoi se “gjithçka” do të zgjidhet në rrjedhën e marrëdhënieve të tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit dhe shtoi se ekziston një konsensus brenda komunitetit trans-atlantik, sidomos në Uashington, se Kosova dhe Serbia do të arrijnë një lloj marrëveshje së shpejti.

“Ekzistojnë mekanizma me të cilat gjërat mund të ndryshojnë, si për palën serbe ashtu edhe për atë kosovare. Të dyja janë shumë të varura nga BE-ja dhe Perëndimi në përgjithësi. Megjithatë, ka ende shpresë se do të arrijnë në një marrëveshje të pranueshme dhe vlerësimet, siç kam dëgjuar, janë se deri në fund të këtij viti gjithçka do të zgjidhet me një dokument shumë të qartë” – deklaroi eurodeputeti slloven

Por raundi i fundit i negociatave diplomatike nën kujdesin e BE-së përfundoi me pozicione të acaruara nga të dy palët dhe me “pasione të pashuara” teksa ndërsa diplomatët në Bruksel po e humbin gradualisht kontrollin, skenën kanë filluar ta zotërojnë bandat krimnale të inkursuara nga Serbia.

Advertisement

TRENDING