Rajon
EUROPA BEN BIZNES ME VUÇIÇ/ Mbyll sytë për krizën social-politike në Serbi

Brenda pak ditësh, fuqitë e mëdha kanë shprehur mbështetjen e (pa)fshehur për regjimin e Aleksander Vuçicit. Po mund ta ndryshojë gjendjen dorëheqja e kryeministrit serb Millosh Vuçevic?
Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje për regjimin në Serbi gjatë ditëve të fundit. Është interesante se përfaqësues të rangut të lartë të administratave të Rusisë dhe Bashkimit Evropian folën me tone të ngjashme dhe dukej sikur ndonjëherë po kopjonin njëri-tjetrin. Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit të SHBA Donald Trump për misionet special.
“Kur bëhet fjalë për Rusinë, ajo nuk ka shumë miq në Evropë dhe udhëhiqet nga parimi i “marrë-dhënies”, tha për Deutsche Wellen Dushko Lopandiq, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi, duke sghtuar se “Rusia është në një situatë ku nuk mund të zgjedhë shumë, sepse fakt është që Serbia nuk i vendosi sanksione Rusisë”.
“Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, “ai ka një qasje burokratike dhe po mbyll një sy ndaj kësaj krize”. “Ata duan që Serbia të largohet nga Rusia, janë të interesuar për stabilitet, zgjidhje për problemin e Kosovës dhe më së paku duken të interesuar për gjendjen e sistemit politik dhe demokracinë në Serbi” – konsideroi bashkëbiseduesi i DW duke potencuar se Richard Grenell është “në marrëdhënie biznesi ose marrëdhënie indirekte biznesi me regjimin serb, i cili është shumë i zoti kur bëhet fjalë për këto marrëdhënie transaksionale”.

