Connect with us

Politike

Europa e befasuar nga ritmi i Shqipërisë drejt anëtarësimit/ Marta Kos: Vazhdoni me këtë ritëm

Shqipëria është një hap më pranë BE, duke hapur sot edhe negociatat për grupkapitullin IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos mbajtën një konferencë për shtyp në Bruksel.

Kos u shpreh se shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ajo iu drejtua kreut të qeverisë, duke i thënë që të vazhdojë me këtë ritëm.

Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në detyrë dhe kjo është hera e 4-t tashmë që ne çelim një grup kapitull negociatash me Shqipërinë gjatë mandatit tim. Kjo na çon në 5 grupkapituj të hapur dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur dhe 1 grupkapitull dhe nuk kam aspak dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. E di që presidenca daneze dhe të gjitha shtetet anëtarë janë plotësisht të përkushtuara që të shënojmë progres në momentin që përmbushen të gjitha kriteret. Dhe po të përdorja terminologjinë olimpike, do të jetë më shpejt, më lartë, më fort dhe me një punë në ekip dhe siç e shihni ka një trekëndësh të fortë që e mbështet procesin e zgjerimit në tërësi, siç ju e theksuat e dashur Mari, duke qenë një nevojë gjeostrategjike. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së madhe të autoriteteve shqiptare që kanë çuar përpara reformat përgjatë shumë viteve dhe sidomos gjatë këtij viti, pavarësisht zgjedhjeve që janë zhvilluar.

Ne e dimë që reformat që ju kërkojmë kandidatëve tanë, ndonjëherë nuk janë të lehta, kërkojnë ndryshime themelore, por vendi juaj, i dashur Kryeministër, po tregon që mund të bëhet, Shqipëria po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe se BE-ja e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Dhe vazhdoni kështu me këtë ritëm, duke u siguruar që të përfshini dhe Parlamentin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, sepse një konsensus i gjerë kombëtar përmirëson pranimin shoqëror e më tej, sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi, pavarësia në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit, e drejta e pronësisë, çështjet e pakicave dhe liria e medias që përmbushin piketat e ndërmjetme. Kjo është e rëndësishme që ne të nisim të përmbyllim kapitujt dhe në momentin që do çelen të gjithë kapitujt, ne do të nisim të mbyllim kapituj sa më shpejt të jetë e mundur që të realizojmë ambicien tuaj për t’i përmbyllur ato të gjitha brenda 2027.

Grup kapitulli që kemi çelur sot, quhet agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme. Reformat që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë, të shkojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë së jashtëzakonshme natyrore të Shqipërisë, të mbrojë burimet natyrore, të përmirësojë menaxhimin e ujërave të ndotura dhe të ulë ndotjen e ajrit.

Transporti në këtë grupkapitull, do të ndihmojë në zgjerimin e rrugëve, në përmirësimin e transportit dhe ndërlidhjen e Shqipërisë me sistemet evropiane. Ndërkohë që energjia do të ndihmojë në konkurueshmërinë e drejtë, me forcimin e konkurueshmërisë por gjithashtu edhe përdorimin e burimeve të ripërtëritshme. Kjo do të sigurojë përmirësimin në jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ka mes tyre, në vende kandidate, pra ata janë midis vendeve kandidate që mbështesin më shumë anëtarësimin. 91% e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE; 92% i besojnë BE-së dhe 82% kanë imazhin e BE-së dhe këto janë nga shifrat më të larta mes vendeve kandidate. E ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe nuk ka aspak dyshim për këtë dhe sot jemi një hap më pranë për të arritur këtë objektiv.”, u shpreh Kos.

Advertisement