Connect with us

Kosova

Europa e lodhur bën shurdh-memecin me Kurtin/ Bosch zbardh arsyen pse s’reaguan për bllokadën e serbëve

Shoqatat serbe bllokuan kufirin me Kosovën të premten në mbrëmje, në shenjë proteste për mbylljen e institucioneve paralele në veri të vendit, duke kerkuar terheqjen e Policisë se Kosovës nga komunat me shumicë serbe, lejimin e përdorimit te valutës së dinarit si edhe vazhdimin e punes se strukturave paralele serbe ne Veri.

Por të gjitha këto zhvillime të së premtes dhe të së shtunës, kaluan pa ndonjë reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Per ish ambasadorin e Holandës në Kosovë Robert Bosch, nje arsye e forte per kete eshte lodhja e aleatëve, pasi edhe sipas tij, pak progres është parë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Konflikti po zvarritet dhe pak progres është parë. Roli i ndërkombëtarëve ne gjithe kete është ambivalent, për ta thënë butë” – ka deklaruar diplomati, I cili gjithashtu ka kritikuar ndërkombëtarët, se nuk po i bëjnë presion Beogradit lidhur me strukturat paralele në veri të Kosovës.

“Po pse ata duhet ta kritikojnë Prishtinën, teksa eshte duke mbyllur perfundimishte strukturat paralele? Komunat e drejtuara nga Lista serbe u bënë gjithashtu struktura paralele pasi pretendonin hapur se Beogradi ishte kryeqyteti i tyre. Pra, edhe per kete duhet të kishte më shumë presion ndaj Beogradit” –  ka nënvizuar Bosch, I cili gjithashtu ka parashikuar se heshtja e ndërkombëtarëve do të rritet edhe me shume në të ardhmen.

“Sidomos tani pas marrëveshjes së litiumit me Gjermaninë dhe marrëveshjes së armëve me Francën, heshtja ndoshta do të rritet” – ka theksuar ish-ambasadori.

Advertisement