Bota
Europa ‘e sëmurë’, Franca në gjysmë paralizë
Sot ishte rradha e Francës, pas protestave në Bruksel e Greqi, për të kundërshtuar rritjen e kostos së jetesës, si shkak i krizës energjitike prej luftës në Ukrainë.
Sindikatat janë futur në një grevë të përgjithshme, 24 orëshe, teksa kanë heshtur linjat e metrove. Gjithashtu problem ka patur edhe në qarkullimin rrugor.
Protestuesit kërkojnë përmirësimin e pagave dhe kushteve të punës dhe janë kundër reformës së pensioneve.
Sipas sindikatave, ky mobilizim social do të zgjerohet në javët dhe muajt e ardhshëm, veçanërisht nëse kërkesat e punëtorëve nuk merren parasysh, duke rritur kështu presionin mbi administratën e Emmanuel Macron, veçanërisht për reformën e sistemit të pensioneve.