Sport
Europa League/ Nedim Bajrami shënon pas 55 sekondash, Rangers tri pikë! Ajax mposht Besiktas
Europa League ka zhvilluar nëntë ndeshjet e mbetura të raundit të parë për formatin e ri. Në Suedi, Malmo u mposht 0-2 nga Rangers. Skocezëve iu deshën vetëm 55 sekonda lojë për golin e epërsisë. Ishte Nedim Bajrami që shënoi golin e parë me Rangers dhe vendos një rekord të ri brenda minutës së parë, që nuk ishte arritur që prej 1998 nga Gennaro Gattuso. Fenerbahce u imponua 2-1 kundër Royale Union. Në Amsterdam, Ajax fitoi 4-0 kundër Besiktas. Për turqit Rashica luajti 84 minuta, ndërsa Muçi qëndroi në stol. Në ‘Olimpico’, Roma barazoi 1-1 kundër Athletico Bilbao. Dovbyk shënoi pas 32 minutash, teksa Paredes barazoi në minutën e 85. Tri pikë edhe për Bragën, Lyon dhe Tottenham. Në Frankfurt, Eintracht barazoi 3-3 me Plzen.
Europa League, rezultatet; raundi 1:
Fenerbahce 2-1 Royale Union SG
Malmo 0-2 Rangers
Ajax 4-0 Besiktas
Roma 1-1 Ath. Bilbao
Braga 2-1 Maccabi Tel Aviv
Eintracht Frankfurt 3-3 Plzen
FCSB 4-1 RFS
Lyon 2-0 Olympiacos
Tottenham 3-0 Qarabag