Connect with us

Kosova

Europa ndërron kalin në lëmë, Trump nxjerr tabelën: Mos u mashtroni nga Kurti

Sipas analistit Frrok Çupi, Kosova shkon në zgjedhjet e 9 shkurtit në kushtet e gjysmë- izolimit nga bota perëndimore dhe se qeveria e Albin Kurti e ka sfilitur dhe e ka shtënë vendin në një shteg të ngushtë pa dalje, pa aleatët perëndimorë, në një lak ekonomie, në një botë iluzioni e mashtrimi, në sanksione dhe neveri nga vetë fuqitë që i dhanë frymë dhe fuqi vendit që të bëhej shtet.

“Albin Kurti po çmendet nëpër tribuna plot ulërima, arrogance dhe të pavërteta. Militantët e tij  kanë pushtuar faqet e mediave sociale dhe kërcënojnë cilindo që nuk do Kurtin. Europa ka ndërruar ‘kalin në lëmë’, domethënë zyrtarin që do të udhëheqë negociatat me Serbinë.Departamenti i Shtetit ka thërritur urgjent presidenten Vjosa Osmani. Asgjë nga këto nuk ndryshojnë asgjë në Kosovën e dominuar nga VV e Kurtit. Akoma më keq do të jetë Kosova, nëse ditën e diele qytetarët e saj do të gabojnë rëndë” – ka thene ne nje shkrim autorial analisti I njohur, I cili gjithashku ka kujtuar thirrjen qe sipas tij Richard Grenell ka bere: ‘Mos e votoni Albin Kurtin. Të gjithë në Perëndim jemi kundër tij.. Mos u mashtroni!’.

“Askund në botë aleati më i madh dhe më i afërt i një etnie shtetërore nuk e ka thënë kaq qartë çfarë duhet të bëjënjë popull, nëse nuk do që të gabojë” – ka shkruar Çupi

“Albin Kurti kriza në Kosovë e në rajon, vuri në siklet të madh aleatët dhe e la vendin pa investime, ngriu në akull çdo marrëdhënie me institucionet perëndimore, por edhe nuk dëshmoi qartazi se me cilin është në këtë botë. Qysh në fillim, Kurti kishte qenë kundër themelimit të shtetit te Kosoves, por kur e bënë të tjerët, ky tha ‘pse të mos marr lugën?’ – ka deklaruar Frrok Cupi duke theksuar se “Prej kohesh ata ne Bruksel u kapën pas formulave të shteruara, procese ngritur mbi iluzione, marrëveshjeve bazuar në fantazi dhe Kosova e mbytur nga gënjeshtra”

“Ajo epokë mbaroi; tani është Donald Trump, I cili nuk është këtu për të lajkatuar, as për të zbutur, as për të lëshuar fjalë për Kosovën se ‘ju kemi në zemër, po deshët bindeni Albin Kurtin se po iu merr në qafë’. Jo. Trump bën ndryshimin, ai është këtu për të vendosur tabelën – ‘Mos u mashtroni nga Kurti’.

 

Advertisement