Bota
Europa ‘ngrin’ nga vorbulla polare
Paralajmërim për mot të keq në gjysmën e Evropës. I ftohti i dimrit ka ardhur. Në Spanjë dhe Portugali reshjet e bollshme të bores kanë ‘ngrirë’ veçanërisht gadishullin Iberik. Nga veriu në jug, erërat e forta dhe stuhitë po shkaktojnë shqetësime të mëdha te banorët dhe udhëtarët. Për të gjithë këtë vorbull polare, është faji i ndryshimeve klimatike, thonë ekspertët.
Ditët në vijim do të karakterizohet nga moti i ftohtë, me reshje bore edhe në lartësi të ulëta në zonën e Mesdheut dhe në fushat qendrore të kontinentit të vjetër.
Situata nuk është më mirë as në Francë, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, vende të goditura nga ngricat. Vala e të ftohtit intensiv po pason një dhjetor me temperatura jashtëzakonisht të buta. Ndërkohë, Finlanda po përballet me probleme të tjera. Rritja e shkallës së merkurit solli ajër më të ngrohtë dhe përshpejtoi shkrirjen e borës, e cila së bashku me shirat e dendur shkaktoi përmbytje në disa pjesë të vendit.
Ajër më i ftohtë po rrjedh në veri të Italisë dhe bora në Alpe po bie në lartësi mesatare-të ulëta, shoqëruar me erëra shumë të forta.