Connect with us

Bota

Kriza/ Europa përgatitet për racionimin e gazit

Europa përgatitet për racionimin e gazit

Europa po përgatitet për të reduktuar konsumin e energjisë, në funksion të dimrit. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron u është drejtuar qytetarëve që të bëjnē një përpjekje vullnetare, teksa qeveria po harton plane për racionimin e gazit.
“Nëse kolektivisht do të kursejmë, atëherë nuk do të ketë racionim dhe nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Nëse do të kemi një dimër shumë të ftohtë dhe nëse kërkohet solidariteti evropian, do të mund ta kapërcejmë duke kursyer të paktën 10%.

Macron njoftoi gjithashtu se Franca do të furnizojë Gjermaninë me gaz në këmbim të energjisë elektrike, si pjesë e solidaritetit evropian, pasi Rusia mbylli tërësisht rrjedhën e gazsjellësit Nord Stream.
Në këtë kuadër, Komisioni Evropian njoftoi paketa veprimesh për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë. Presidentja e Komisionit Von der Leyen premtoi mbështetje edhe për prodhuesit e energjisë elektrike që vuajnë nga problemet e likuiditetit.

Nga ana e saj, Gjermania, ka vendosur të mbajë në gatishmëri dy termocentrale bërthamore edhe përtej fundit të vitit
Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se kriza është një test stresi gjigand.
Dhe ndërsa Brukseli akuzon Rusinë për përdorimin e gazit si një mjet politik presioni, Moska përgjigjet duke deklaruar se sanksionet perëndimore janë shkaku i vetëm i bllokimit të gazsjellësit Nord Stream.

Advertisement