Connect with us

Bota

“Eurovision Song 2025″/ Komentet në rrjete “kryqëzojnë” Izraelin: Çfarë programi përdori për të hakeruar votën?

JJ triumfoi në finalen e “Eurovision Song 2025”. Këngëtarja përfaqësoi Austrinë me këngën “Ëasted love”. Një triumf që në disa mënyra ishte i parashikueshëm duke pasur parasysh se Austria ishte dhënë si favorite edhe pse në minutën e fundit shumë kishin frikë se Izraeli mund të ngjitej në podium.

Dhe në këtë drejtim, nuk ka pasur mungesë polemikash. Finalja u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Në qendër të polemikave ishte pjesëmarrja e Izraelit, e përfaqësuar këtë vit nga këngëtari Yuval Raphael, e cila i mbijetoi sulmit të Hamasit në festivalin e muzikës Nova në jug të vendit në tetor 2023.

Pavarësisht thirrjeve për bojkot, Yuval performoi dhe arriti të renditej i dyti në renditje pas Austrisë. Sigurisht, siç pritej, nuk munguan polemika: “Faleminderit Austri që shpëtuat Eurovisionin. Neveria për vendin e dytë është universale”, “E vetmja gjë që mungonte ishte që ata të linin përfaqësuesin e kombit gjenocidal të fitonte”, “Përpara Izraelit do të kisha preferuar që kushdo të fitonte”, “Çfarë programi përdori Izraeli për të hakuar votën?”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Këngëtari izraelit Yuval Raphael ishte fishkëllyer edhe gjatë gjysmëfinales së “Eurovision”. Gjatë provës gjenerale të artistes, disa protestues ishin përpjekur ta ndërprisnin atë me “flamuj të mëdhenj dhe fishkëllima”. Kishte pasur edhe disa protesta gjatë paradës së inaugurimit: banderola kundër gjenocidit, flamuj palestinezë dhe fishkëllima e kishin mirëpritur artistin, i cili është gjithashtu ushtar në ushtrinë izraelite.

Advertisement