Connect with us

Bota

Evi Kokalari: Kamala Harris, më pak e votuara, ja shtetet ku rrezikon Trump

Strategia e politikës amerikane, Evi Kokalari ka deklaruar se kandidatja demokrate Kamala Harris është njeriu më pak i votuar në vetë radhët e demokratëve, dhe në këto zgjedhje sipas saj, pritet të mos fitojë.

Duke folur për RTSH24, Kokalari theksoi se nuk mund të shprehë me siguri nëse Trump mund ta pranojë humbjen e këtyre zgjedhjeve, por sipas saj, janë disa shtete ku republikanët i shohin me pikëpyetje dhe rrezikohet vota për ish-presidentin.

Unë them se Kamala Harris nuk fiton se ajo mori vetëm 2 për qind të votave në primaret e saj në 2020-n kundër Joe Bidenit. E hoqën Joe Bidenin pa pikën e turpit, në vend të që të bënin një primare tjetër, Partia Demokratike vuri Kamal Harrisin.

Është një njeri më pak i votuar dhe nuk besoj se do të fitojë. Por nëse ajo fiton me vjedhje, që është ajo që personalisht kam frikë se do të ndodhë, Trump nuk e di nëse do e pranojë apo jo, por di që janë angazhuar një grup shumë i gjerë të avokatëve për Partinë Republikane.

Këta do të jenë për të gjitha shtetet, Arizona, Michigan, Pensilavania, dhe do të angazhohen menjëherë. Sidomos në Arizona. Arizona, Xhorxhia dhe Pensilvania janë kyç për vjedhjet që kemi parë në vitin 2020. Ku do të shkojmë kësaj radhe, nuk di të them. Kam idenë që gjykatat do jenë më pro Trumpit për shumë arsye sepse në 2020-n ishin më pro demokratëve. Por sërish mbetet për t’u parë”, u shpreh Kokalari.

Advertisement