Politike
Evi Kokalari sulmon Grida Dumën
Evi Kokalari ka sulmuar në rrjetet sociale Grida Dumën. Ajo thotë se më parë mendonte se ishte Lulzim Basha që qëndronte pas sulmeve ndaj saj por në fakt ishte Grida Duma.
“Ky tipi, gazetar, (më duket se quhet Juxhin), që bëri një emision të tërë tek Topi për stilin ‘arrogant’ të Evi Kokalarit, ku u fokusuan gjatë tek fakti që ekspozova imoralitetin e kësaj, dhe jo tek fakti që parlamentarët tanë janë imoral në maksimum, tashti ka rënë pikërisht në prehë të Norës, ja njësoj siç ra ai Sejko, kur fillova foltoret.
Kam parë një foto të Sejkos, Desadës dhe Norës duke pirë kafe në 3 tetor 2021, një javë mbas ardhjes time në krahë të Berishës. Mbas asaj kafeje, Sejko filloi sulmet ndaj meje.
Diku aty, viktimë ra dhe Elona Caslli, po nejse, këtyre dy të fundit ja fal.
Pra, ndërkohë që mendoja se ishte Lul Basha që më sulmonte, qe kjo heroina e Kelmendit.
Dmth, fenë ja paskam luajtur për të gjithë ekspozimin që i kam bërë për falcifitetit dhe imoralitet që mbartë në vete. Mirë që kapi një kockë tek Topi tashti, se seriozisht dhe atë shume e ka.
E jepini këtë këshillë nga ana ime: Hiq duart nga xhepi se le nam, dhe mëso të ecësh me taka”-shkruan Kokalari.