Sport
Fabregas zgjedh trajnerin më të mirë me të cilin ka luajtur
Cesc Fabregas ka dhënë një intervistë për The Coaches Voice në të cilën ka folur për mendimet e tij të para si trajner.Këtë verë, në fakt, është larguar nga futbolli i luajtur dhe ka pranuar detyrën e trajnerit të Como-s Under 19. Këto kanë qenë fjalët e tij:
“Kjo eksperiencë po më ndihmon ta shikoj në një mënyrë ndryshe futbollin.E ka bërë lamtumirën time si më të thjeshtë nga sa mendoja”.Më pas, ish-mesfushori ka folur për trajnerët me të cilët ka punuar gjatë karrierës së tij. Mes Wenger, Guardiola dhe Mourinho:
“Wenger më trajtonte si djalin e tij. Ai kishte gjithmonë një plan për ty dhe ishte një lider.Guardiola ishte shumë më ndryshe, më i shkëputur dhe ky qëndrim ka funksionuar për të. Në fund Mou, çfarë mund të them.
“Me të flisnim çdo ditë dhe më përcillte shumë besim. Ndihesha më i mirë. Ka luajtur me mendjen time në një mënyrë që askush tjetër nuk e kishte bërë më parë, dhe kjo ka nxjerrë më të mirën nga unë.Është i pabesueshëm”.