Kosova
FABRIKOHEN KRIZA/ Binjakët nacionalistë Kurti-Vuçiç shpallin tradhtarët
Analisti Baton Haxhiu ne nje shkrim autorial thote se “Koha për të shpallur tradhtarë dhe armiq është gjithmonë e përshtatshme kur hyn në zonën e fushatës zgjedhore” dhe se “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ne Kosove, për të mos certifikuar Listën Serbe, është një shembull i qartë i kësaj taktike”
“Kjo situatë nuk është e re dhe është strategjia e përsëritur e liderëve që nuk kanë çfarë të ofrojnë, përveç krizave të fabrikuara për të mbijetuar politikisht” – ka shkruar Haxhiu
“Nacionalizmi, i veshur me ngjyrat e “patriotizmit”, është bërë instrumenti kryesor i liderëve si Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç për të mbajtur pushtetin e tyre. Sa herë që njëri prej tyre përballet me presione të brendshme, tjetri ofron “ndihmë” duke krijuar tensione që forcojnë pozitat e tyre respective” – ka theksuar analisti I njohur, sipas te cilit, “Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ishte paralajmëruar më parë nga Aleksandar Vuçiç dhe opozita serbe. Ky vendim, i përshkruar nga shumë analistë si thellësisht politik dhe jo ligjor, erdhi në një moment kur Serbia po përballet me protestat më të mëdha studentore dhe qytetare në historinë e saj”
“Koincidencat e tilla nuk janë të rastësishme në politikën e Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Kurti-Vuçiç. Sa herë që Vuçiç gjendet në vështirësi të brendshme, tensionet në Kosovë rriten; po ashtu, sa herë që Albin Kurti përballet me presion për shkak të dështimeve të tij qeverisëse, veriu i Kosovës shpërthen në krizë. Moscertifikimi i Listës Serbe është një shembull klasik i asaj që mund të quhet “bashkëjetesë nacionaliste” midis Kurtit dhe Vuçiçit.
Ky reciprocitet funksionon si një sistem mbijetese politike për të dyja palët” – ka theksuar Baton Haxhiu, sipas te cilit, “Vendimi i KQZ-së, i motivuar politikisht, ka dhënë material të freskët për propagandën e Vuçiçit në Serbi, duke e ndihmuar atë të devijojë vëmendjen nga protestat dhe krizat e brendshme”.