Aktualitet
‘Fadroma ra…’/ Detaje nga aksidenti në rrugën e Arbrit
Një tjetër automjet i kompanisë “Gjoka Construcsion” që po ndërton rrugën e Arbrit është vetëaksidentuar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një automjet tip fadromë që po punonte në rrugën e Arbrit në fshatin Bastar Murrize të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi një baxho të përpunimit të qumështit.
Nga rënia e mjetit të rëndë ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj dhe ka pasur dëme materiale.