Connect with us

Kosova

Fajtor pa faj/ Virgjëresha Serbi shfajësohet

Kosova dhe Serbia miratuan të martën një deklaratë për personat e zhdukur gjatë luftës. Ata nuk u zhdukën befas, por termi i përdorur në deklaratë, dikush thotë se mund ta nënkuptojë edhe këtë. Njohësi i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani tha se ky term i barazon të dyja shtetet në përgjegjësi. Dikush tjetër tha se s’sheh ndonjë ndryshim. Kryeministri Albin Kurti, i cili dha aprovimin, nuk foli shumë për këtë pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili tha se termi i përdorur ia heq përgjegjësinë Serbisë, kurse Vjosa Osmani nuk pati asnjë vërejtje.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, tha se është tmerruar kur e ka parë deklaratën e miratuar.

Sipas tij, marreveshja ka dy probleme serioze. E para, është se Kosova barazohet me Serbinë, ndërsa e dyta se Kosova nuk ka ekzistuar si shtet para 2008-ës dhe nuk mund të marrë përgjegjësi për atë se çfarë ka ndodhur.

“Kosova është ndërtuar si shtet, sic thotë një studiues britanik, në natën e 17 shkurtit 2008. Deri atëherë në Kosovë ka ekzistuar administrata e UNMIK-ut. Si mund të marre përgjegjësi Kosova për një periudhë kur nuk ka ekzistuar”, tha ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa në Kosovë nisën reagimet, pala serbe në Brukel e paraqiti si fitore të Serbisë miratimin e kësaj deklarate, pasi u tha se është hequr termi “zhdukje me forcë”. I pari reagoi kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, i cili tha se kanë arritur te mbrojnë interesat e Serbise.

 

Advertisement