Connect with us

Kosova

FAJTORE ME FAJ/ Pacolli komenton fjalimin e Osmanit në Kuvend: Moment i ri i pozicionimit politik

Behgjet Pacolli tha se fjalimi i presidentes Vjosa Osmani ne kuvend pasqyron një moment kyç të ri pozicionimit politik, pasi Kosova, sipas tij, përjetoi dështime të mëdha dhe pas izolimit diplomatik që I shkaktoi qeverisja e Albin Kurtit.

“Në vend që të ofrojë një plan kuptimplotë për të adresuar këto çështje, Presidentja zgjodhi të ridrejtojë fajin, duke e portretizuar veten si një zë i përgjegjshmërisë’’ – deklaroi Pacolli, sipas te cilit “veprimet dhe retorika e saj nuk janë pa faj”.

‘’Gjatë gjithë mandatit të saj, Presidentja ka kërkuar në mënyrë aktive të marrë meritat si drejtuese e politikës së jashtme të Kosovës, duke shfrytëzuar rolin për të rritur imazhin e saj politikisht. Tani, duke u përballur me pasojat e qeverisjes së dobët dhe politikave të dështuara, ajo ka zgjedhur të drejtojë gishtin drejt qeverisë” – thekspo politikani nga Kosova.

Pacolli potencoi se fjalimi i Presidentes Osmani dhe kritikat e saj ndaj Qeverisë tregojne më shumë se Osmani nuk e ka mbështetjen e Kurtit për t’u bërë presidente edhe për një mandat tjeter, dhe për këtë, sipas tij, Osmani ka zgjedhur të distancohet nga Qeveria e Kurtit.

‘Ne duhet ta shohim këtë fjalim si pjesë të një drame më të gjerë që ka të bëjë më pak me shtetin dhe më shumë me teatrin politik. Me afrimin e fundit të mandatit të Osmanit, mund të presim një rritje të shfaqjeve të tilla publike, të krijuara për të krijuar përshtypjen se ajo është e ndarë nga dështimet e qeverise aktuale’’ – potencoi Pacolli.

Advertisement