Sport
Falas për të gjithë, si ta shikoni Kupën e Botës për Klube 2025

Turneu i zgjeruar me 32 ekipe i FIFA-s, Kupa e Botës për Klube 2025, është në prag të fillimit të tij dhe për tifozët ka një lajm shumë të mirë para se gara të ngrejë siparin: ajo do të transmetohet plotësisht falas.
Kupa e re e Botës për Klube zhvillohet këtë verë nga 14 qershori deri më 13 korrik në Shtetet e Bashkuara.
Një Kupë Bote për Klube falas? Por, nuk është mit, por realitet falë bashkëpunimit të FIFA-s me rrjetin e transmetimit “DAZN”.
Në dhjetor 2024, FIFA njoftoi se “DAZN”, platforma më e madhe e transmetimit sportiv në botë, do të jetë shtëpia e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.
Marrëveshja historike siguron që të gjitha 63 ndeshjet në turne, që përfshijnë 32 nga klubet më të mira në mbarë botën, “do të transmetohen drejtpërdrejt, falas” për t’u parë në “DAZN” globalisht.
“DAZN” është i disponueshëm në të gjitha pajisjet, duke përfshirë TV-të inteligjentë, telefonat inteligjentë, tabletët dhe pajisjet e lojërave.
Jemi të kënaqur që kemi të drejtat ekskluzive për këtë kapitull të ri në futbollin global të klubeve, duke shënuar fillimin e marrëdhënies sonë afatgjatë me FIFA-n dhe duke çimentuar statusin tonë si shtëpia e futbollit”, tha Shay Segev, Drejtor Ekzekutiv i “DAZN”.
Megjithatë, transmetimi falas i ndeshjeve është parë si një ide e kopjuar nga themeluesit e Super League-s së Evropës. Por, gjithsesi ata e kanë përkrahur idenë.
“Super League vlerësoi FIFA-n, pasi organi qeverisës i futbollit njoftoi se në partneritet me transmetuesin ‘DAZN’, Kupa e Botës për Klube 2025 do të ishte në dispozicion falas”, tha kompania “A22”, e cila merret me organizimin e Super League-s.

