Connect with us

Politike

“Faleminderit grave socialiste…”/ Berisha: Rama, një mizogen i pakorrigjueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD-së në Pallatin e Kongreseve, ku ka përfshirë një kritike të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe politikave të tij ndaj grave dhe familjeve shqiptare. Berisha ka theksuar se qeveria e ardhshme e PD-së do të ketë në fokus rimëkëmbjen e familjes dhe mbështetje të veçantë për gratë dhe vajzat.

Në fjalën e tij, Berisha ka komentuar politikat e qeverisë Rama, duke kritikuar ato që ai i quajti praktika të dëmshme dhe diskriminuese, duke përmendur mënyrën se si fëmijëve u është mësuar të përdorin numra për të emëruar prindërit, duke i hequr rëndësinë dhe vlerën familjes. Ai ka bërë thirrje për një kthim në vlerat tradicionale të familjes dhe ka premtuar krijimin e një ministrie të veçantë për mbështetje të familjeve, si dhe bonus për fëmijët.

Një tjetër pjesë e fjalimit të Berishës ka qenë e fokusuar në kritikat ndaj Edi Ramës, të cilin ai e ka quajtur njeriu më misogjen në pushtet në Evropë. Berisha ka theksuar se Rama ka nxitur dhunën ndaj grave dhe ka pasivizuar problemet e grave dhe vajzave, duke përmendur se ai nuk ka reaguar kurrë kur gra të dhunuara janë viktima të krimeve të tilla.

 

 

Berisha ka shtuar se Rama është përgjegjës për krijimin e kushteve që kanë shtyrë gratë dhe fëmijët të largohen nga Shqipëria dhe të kërkojnë mundësi jetese jashtë vendit, duke i akuzuar ata për abuzim dhe mizori ndaj gruas dhe familjes.

Në një pjesë të fjalimit të tij, Berisha ka falënderuar gratë socialiste, duke thënë se ato i kanë dhënë një mësim të madh Edi Ramës, duke e kthyer në disfatë hapjen e fushatës së tij sot. Ai ka premtuar se PD do të bëjë gjithçka për të mbështetur gratë, duke krijuar mundësi të reja për bizneset e tyre dhe duke ofruar shpërblime për punën që ato bëjnë në shtëpi.

Në fund të fjalës, Berisha ka garantuar se gratë dhe vajzat shqiptare do të jenë ata që do të vendosin për ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit, dhe se do të japin një përgjigje të fortë ndaj politikave të padrejta të qeverisë Rama.

Advertisement