Pas marrjes së një rezultati historik në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin e fitores në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku shoqërohet nga të gjithë pjesëtarët e familjes së tij.

“Vërtet nuk di si ti falenderoj të gjithëve. Aq herë faleminderit të gjithëve, aq sa ka shqiptarë nën këtë qiell. Shqiptarët votuan për një Shqipëri që po bëhet gjithnjë e më mirë.

Ime më, Aneta, nuk më ndoqi, por së bashku me tim atë atje lart, besoj janë krenarë, pavarësisht se u përfolën dhe u përbaltën gjatë gjithë fushatës.

E vetmja opozitë që nuk e mund dot është Linda, por faleminderit që më pranon në qeverinë e unitetit. Linda i mban të gjithë në këmbë” – u shpreh Rama ndër të tjera.