Kronike
Familja e kërkonte, 69-vjeçari gjendet i mbytur
Një 69-vjeçar është gjetur i pajetë në ujërat e Shkumbinit. Policia bën të ditur se trupi i pajetë u gjet nga polumbarët e RENEA-s pasi ishte denoncuar si rast nga familjarët. 69-vjeçari ishte larguar nga shtëpia të dielën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.