Connect with us

Kronike

“Familja e një prokurori u kërcënua”/ Dumani sqaron deklaratën: I shqetësuar nga krimi i organizuar

Sot u publikua një deklaratë që kreu i SPAK, Altin Dumani, që kishte të bënte me kërcënimin e familjes së një prokurori. Deklaratën e publikuar, Dumani e bëri teksa mori pjesë në një takimi me dyer të mbyllura të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që ti përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyrë”, thuhej në deklaratë e Dumanit, të publikuar më herët.

Lidhur këtë deklaratë, Dumani, ka bërë një reagim për Euronews Albania, ku tha se nuk përmendi një kërcënim konkret që i është bërë ndonjë prokurori të SPAK. Ai sqaroi se deklarata e tij u bë në kontekstin se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, nuk ndihen të shqetësuar për kërcënimet që vijnë nga politika, por për kërcënimet nga krimi i organizuar.

“Nuk kam thënë në takimin që jam thirrur ditën e sotme, që është kërcënuar familja e ndonjë prokurori. Më është bërë një pyetje, nëse ndihen të kërcënuar prokurorët nga politika apo krimi i organizuar dhe kam thënë që nuk jam i shqetësuar nga politika, por nga krimi i organizuar dhe prokurorët janë të përgatitur për çdo gjë”, tha Dumani.

Advertisement