Connect with us

Politike

Familja/ Meta, konventa dhe formaliteti i zgjedhjes kryetar

Ditën e sotme, Partia e Lirisë do të mbajë Konventën Kombëtare, në të cilën do zgjidhen forumet e reja drejtuese të partisë. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Konventa do t’i hapë punimet në orën 11:00 dhe pritet që të ketë të pranishëm të gjithë anëtarët e saj. Mbajtja e Konventës vjen disa ditë pasi Partia e Lirisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike, në funksion të zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.

Një ditë më parë, Ilir Meta, aktualisht kryetar i Komitetit Organizativ shpërndarë në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë duke thënë se do të merren vendime të rëndësishme për vendin.

“Nesër (sot) do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.

Advertisement