Connect with us

Politike

Familjarët e Felajt në Prokurori, Berisha: Rekord i zi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas punësimeve të familjarëve të Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin social, Berisha thotë se kjo shënon një rekord të zi. Berisha shton se tashmë prokuroria do udhëhiqet nga katër anëtarë me lidhje të Felajt.

REAGIMI:

Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë. Miq, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtesia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë. Kjo është prokuroria familjare.

Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi! #sb

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi dje me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj. Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Patisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës.

Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj.

Advertisement