Pinknews
‘Familje? Gjithmonë jam tradhëtuar’
Blerina Matraku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale, këngëtarja shqiptare ishte e ftuar në ‘’Shije shtëpie’’ ku tha se ka dashur gjithmonë të ndërtojë familje por është akoma vetëm pasi gjithmonë është tradhtuar.
“Që nga fëmijëria gjithmonë na kanë edukuar me idenë e një familje, familja është e shenjtë, por duhet të gjendet personi i duhur.
Në momentin që gjendet personi i duhur as nuk të merr kohën as nuk të bëhet pengesë, përkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin.
Mund edhe ta falja, por ideja është këtu nëse unë nuk e kam krijuar familjen është arsyeja e partnerit. Për mua familja është obligatore, duhet.
Edhe nga shkenca edhe nga fillimi i njerëzimit askush nuk duhet të jetojë vetëm. Por me gjetjen e personit të duhur ai mund të jetë edhe ndihmë“, tha Blerina.