Aktualitet
“Familjen e ke patriote, por ti u bëre grek me profesion”, plas sherri mes Sulit dhe Bidos
Më datë 4 gusht 2024 në Himarë pritet të mbahen zgjedhje, ndërsa në lidhje me këtë zhvillim të rëndësishëm politik, janë përfshirë në debat me njëri-tjetrin në emisionin Open në News 24 drejtori i Arkivave Ardit Bido dhe sekretari i OMONIA-s, Marin Suli.
Bido i tha Sulit se është bërë grek me profesion. Ndërsa, Suli tha se Greqia nuk është profesion. Suli deklaroi se është krenar për gjyshërit e tij. Më tej, Marin Suli ka hedhur akuza, duke thënë se “delet dhe dhitë në lumin e Vlorës po bëhen votues”. Gjithashtu, Suli tha se nesër do të bëhet me dije emri i kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Himarës.
Marin Suli: Nesër do të publikojmë kandidatin për kryetar të Bashkisë Himarë. Kandidati është një djalë shumë i mirë. Një kriter është se nuk ka vjedhur një centimetër tokë në Himarë, do ketë edhe shtyllë kurrizore. Nuk dua të flas se kush është kandidat, nesër do publikohet nga koalicioni Bashkë fitojmë. Deri nesër ta lëmë të qetë, sepse është person privat. Askush nuk mund të përfitojë në kurriz të himariotëve. Nuk tërhiqemi në çfarë do lloj situate, pavarësisht se në Himarë po vjen gjithë administrata. Po bëjnë dhitë dhe delet në lumin e Vlorës votues.
Bardhi Sejdarasi: Denonconi, se këta që po thoni janë shkelje të rënda.
Ardit Bido: Je bërë grek me profesion. Marini vjen nga familje patriotike. Por mbi të gjitha uroj që bashkia e Himarës të kthehet në normalitet. Ti ishe shqiptar dhe u ktheve grek. Jeni rrymë irredentiste, përmendni Vorio Epirin, por përfitoni.
Marin Suli: Kemi denoncuar edhe vjedhjet e pronave në Himarë nga zyrtarë të lartë. Do të dërgoj emrat. Greqia nuk është profesion. Jam krenar për gjyshërit e mi. Nuk më vjen turp as për PD, as për Omonion. Ti zgjedh të jesh servil i Ramës. Nuk ke vendosur akoma se çfarë do bëhesh kur të rritesh. Nuk e kemi përmendur asnjëherë termin “Vorio Epir”, ky është mashtrim.