Connect with us

Shkrime

Fantazma ballkanike/ Si duhet të sillen Perëndimi ndaj Vuçiçit dhe Serbisë

Nga Edward Joseph

 A janë të gjithë të vetëdijshëm se Beogradi po e rishikon të kaluarën e vet në Ballkan dhe po e shtrembëron realitetin aktual të pushtimit brutal të Rusisë? A ka një vijë të drejtë midis mohimit të masakrës së Reçakut nga Vuçic dhe promovimit të agresionit rus në Ukrainë nga ana e Beogradit?

Në fakt, një shkrim i New York Times nuk flet aspak per nje lloj minimizimi të rolit të qeverisë serbe në nxitjen e adhurimit ndaj Putinit dhe mbështetjen për pushtimin rus dhe autoritarizmin rus dhe kinez.

Kush në Serbi bën dallimet kruciale midis bombardimeve të NATO-s të vitit 1999 dhe dhunës të sotme ruse në Ukrainë? Kush përmend ngjashmëritë midis mizorive ruse sot dhe mizorive serbe në vitet 1990? Politika dhe shoqeria. Dhe ndërkohë narrative mbetet e njëjtë: Ne jemi viktima.

Pikërish këtu qëndron e gjithë çështja – Mohimi i së kaluarës nuk është një fazë e përkohshme për Vuçiçin apo për Putinin. Qëllimi është të ‘transformohet autori i krimit në viktimë.

Nga ana pozitive, përqafimi i së vërtetës dhe pranimi i përgjegjësisë hap rrugën për pajtim të vërtetë, siguri të ndërsjellë dhe bashkëpunim ekonomik. Pasi Mali i Zi i kërkoi falje Kroacisë për bombardimin e Dubrovnikut dhe ndjekjen penale të autorëve, marrëdhëniet e tyre sot janë të shkëlqyera.

Disa vite më parë, Parlamenti serb bëri një hap të madh drejt njohjes së gjenocidit në Srebrenicë. Por nën regjimin e Aleksandër Vuçiç, Beogradi ka ndryshuar kurs, duke nderuar kriminelët e luftës.

Masakra e Rusisë në Bucha ka reduktuar hapësirën e manovrimit të Vuçiçit. E kaluara e turpshme të Serbisë në Reçak, Srebrenicë, Sarajevë dhe Vukovar, është e njëjtë me vrasjet masive në Ukrainë, si në Mariupol edhe Vukovar, me ndryshimin e vetëm – numri i viktimave

Tani që zgjedhja serbe, qëndrimi ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë ka mbaruar, është koha që zyrtarët e SHBA/BE të avancojnë interesat perëndimore mbi kërcënimin ndaj sigurisë perëndimore që po paraqitet nga regjimet e korruptuara autokratike në Moskë dhe në Beograd.

Interesat e SHBA/BE avancohen duke mbajtur Serbinë përgjegjëse për të njëtat standarde – as më të larta as më të ulëta – si fqinjët e saj. Fqinjët e Serbisë me shumicë ortodokse kanë dënuar luftën e Putinit dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Interesat e SHBA/BE avancohen duke parë jo vetëm atë që thotë Vuçiç në tryezat diplomatike në Bruksel për brutalitetin rus në Ukrainë, por edhe për çfarë mediat serbe (nën ndikimin e qeverisë) u thonë qytetarëve serbë për luftën e Putinit.

Interesat e SHBA/BE avancohen jo nga klisheja ‘shikoni nga e ardhmja, jo nga e shkuara’, por duke këmbëngulur në përgjegjësitë për të kaluarën si rrugë drejt një të ardhmeje të begatë. Kë gënjen mendja që Ukraina pas përfundimit të luftës,  ‘të shikojë nga e ardhmja’ pa u vënë para përgjegjësisë Kremlini

 

 

 

Advertisement