Connect with us

Shkrime

Fantazma e komunizmit dhe tallja me dosjet e spiunëve

Nga Ben Andoni

Në shtatorin e vitit 2022 ose më saktë pas më pak se dy javësh, Shqipëria do të nisë sërish të merret me Hapjen e Dosjeve, Çështjen “Meta” dhe gatitjen ndoshta të një ligji të ri, që lidhet me njerëzit, të cilët kanë lidhje me të shkuarën komuniste. Sikur dikush të dijë mirë përpjekjet, fondet, aktivitetet, seminaret që janë bërë për komunizmin, dosjet, lustrimin të kap tmerri për humbjen e madhe të energjisë. Jo sepse janë bërë, por sepse pothuaj nuk kanë bërë asgjë, përveçse kanë prodhuar patetikë dhe përfitues. Duket se komunizmi është më “i pranishëm” sot i vdekur, sesa në fakt në të gjallë.

Në fakt, komunizmi në Shqipëri ka qenë në grahma që sapo kaloi mesin e viteve ’80. Vdekja e Enver Hoxhës ishte jo thjesht mbyllja e një epoke, por nisja e një tranzicioni absurd. Kush ka jetuar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë e pak qytete të tjera në Shqipëri e mban mënd se batutat dhe humori me komunizmin ishin sheshit dhe madje epitetet që identifikonin Enver Hoxhën dhe të tjerë tregoheshin pothuaj haptazi.

Problemi që trajtohet tashmë është sesa herë politikanët kanë ngërçe u kthehen fantazmave të së shkuarës edhe pse tashmë një pjesë e shqiptarëve e dinë mirë sesi u dëmtuan dosjet. Nëse një ditë do të ketë drejtësi, prishja e dosjeve dhe përmbajtja e tyre do të turpërojë shumë njerëz që bëjnë si të pastër por më shumë ata që kanë vendosur dorë dhe ca më shumë hijenat që i mbajnë dhe i servirin si material kundër personazheve të ndryshme për shantazh e të tjera.

Megjithë ndarjen me komunizmin që e nisëm shpirtërisht që në mesin e viteve ’80 dhe de jure e de facto pas viteve ’90, duket se fantazma ose ajo që institucionet e komunizmit futën te njerëzit nuk do ikte lehtë.

Ajo, që po i lodh njerëzit, është se do të duhet afat jo i vogël kohor, ku për fat të keq status quo do të mbetet dhe do vegjetojnë dhe do pasurohen sërish  ata që kanë pasur lidhje me komunizmin duke e përdour kinse luftën kundër tij.

Drejtimi politik i pas ’90  që përcaktoi jetën politike të vendit ka shumë gjynahe për Shqipërinë dhe kjo i atribuohet të gjithë pjesës së politikanëve. Për patetikët nuk ka vend, që bërtasin tani për dosjet, sepse do jenë sërish mirë duke puthur duar e këmbë të tjera apo duke ndejtur me falënderime për ambasadat e huaja. Por socializmi apo komunizmi (si e quajmë ne sepse janë dy gjëra krejt të ndryshme), dështoi prej vetë sistemit politik dhe ndaj duht parë me kujdes edhe modeli që po ndjekim. Një pjesë e vendeve kanë nisur me kohë të këqyrin të shkuarën e tyre, ashtu si një metodologji e re për dosjet dhe sidomos dëmtimin e madh që u është bërë të kumtohet ashtu si duhet, pret që të realizohet për të qetësuar shumë shpirtra.

Në një farë mënyre, ashtu si e pësoi socializmi mund ta pësojë çdo formë regjimi që mundohet ta mbajë popullin e vet të ngërthyer në debate artificiale dhe shterpë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *