Connect with us

Kosova

Fantazmat e Kurtit dalin nga errësira/ Vuçeviç ndaj deklaratës së Kosovës se Serbia është agresive

Kryeministri serb Millosh Vuçeviq tha se Serbia nuk shkel asnjë marrëveshje, dokument, rezolutë ndërkombëtare si ajo 1244 e Kombeve të Bashkuara dhe se bazat ushtarake të Ushtrisë Serbe prej vitesh ndodhen në të njëjtin vend.

“Edhe një herë kemi dëgjuar fantazmagorinë e Albin Kurtit, i cili as nuk e di saktësisht se çfarë do të thotë baza ushtarake”- thuhet në postimin e Vuçevicit në Instagram në lidhje me deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për CNN se Serbia është “shumë agresive” dhe se partnerët perëndimorë duhet te ushtrojne presion mbi Beogradin për të hequr bazat ushtarake të vendosura afër Kosovës.

“Fakti që Kurti, për të disajtën herë, po përpiqet të bëjë shpikë drama mediatike se gjoja Kosova po kercenohet nga Serbia, nuk ka per qellim tjeter, veçse t’ua shesë mjegullën e krijuar, sponsorëve të tij perëndimorë”- deklaroi Vuçevic dhe theksoi se Kurti nuk është viktimë dhe as nuk kërcënohet nga askush në Kosovë, përfshirë edhe popullin serb të cilit ai po i mohon të drejtat elementare.

“Të vetmit që kërcënohen në Kosovë janë serbët, dhe kjo për shkak të dhunës së vazhdueshme, provokimeve, veprimeve destruktive dhe spineve mediatike të bëra nga vetë Kurti. Nuk duhet të harrojmë se Serbia është anëtare e Partneritetit për Paqe, që bashkëpunon me NATO-n, kështu që ata e dinë shumë mirë se kush eshte Albin Kurti” – potencoi Vucevic dhe shtoi se ushtria serbe do të vazhdojë të forcohet dhe modernizohet, sepse ajo është garantuese e paqes dhe sigurisë së Serbisë.

Advertisement