Connect with us

Kronike

Farmacistët shkelin ligjin/ Pranga dy punonjësve të Agjencisë së Barnave

Policia e Tiranës, ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur një kërkim nëj tjetër, të tre punonjës të agjensisë së kontrollit të barnave. Prangat iu vunë Besiana Xhelilajt 38 vjeçe, përgjegjëse në këtë institucion, Luan Liçit, specialist, dhe në kërkim është shpallur 28 vjeçari me inicialet A.L, edhe ai specialist i Angjesisë së Barnave.

Të tre ata, dyshohet se nuk kanë raportuar shkeljet që kryheshin nga farmacitë ku ata ushtronin kontrollor, për të cilat janë ngritur akuzat, për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Për mosraportimin, punonjësit e Agjencisë së Barnave, paguheshin nga farmacitë dhe pronarët e tyre, për të shmangur shkeljet. Policisë iu deshën disa muaj hetime për të provuar me fakte shkeljet e kryera. Kujtojmë se edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar problematike tejet shqetësuese lidhur me barnat.

KLSH akuzon agjensinë e barnave se kryen një nivel shumë të ulët të analizave të ilaçeve të reja që janë importuar apo qoftë edhe të atyre që prodhohen në vend. Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e këtij institucioni ka deklaruar se : “Për vitin 2020, në të cilën është shpallur edhe gjendja e jashtëzakonshme për COVID-19, laboratori i kontrollit nuk ka kryer asnjë analizë mbi barnat të cilat janë importuar apo barnat e prodhuara në vend.

Edhe pse ne këtë periudhë ky laborator duhet të ishte në vijën e parë për të siguruar cilësinë dhe sigurinë e ilaçeve nëpërmjet analizave të mostrave, ky laborator ka qenë inekzistent, duke mos dhënë asnjë siguri mbi të gjitha barnat apo kontrollet e detyrueshme te cilat duhet të vinin nga sektori i inspektimeve mbi cilësinë e medikamenteve. Eh duke mos mjaftuar ky fakt që e rrezon përtokë sigurinë e qytetarit që merr ilaçe, ka edhe raste të abuzimit të kontrollorëve që i lejojnë farmacitë të shkelin ligjet, duke marrë ryshfete.

Advertisement