Rajon
Fat i zi për të riun shqiptar, humb jetën në ditën e parë të punës
Një 25 vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta tragjikisht gjatë punës së tij në një kantier ndërtimi. Dyshohet se shqiptari është përplasur me një eskavator, por rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta. Fatkeqësisht për të ndjerin ishte dhe dita e parë e punës, çka ka bërë që lajmi të marri peshë tronditëse.
Menjëhërë pas ngjarjes ka mbërritur ambulance e cila e ka transportuar shqiptarin drejt spitalit, por për fat të keq atje ka ndërruar jetë nga gjendja e rënduar. Identiteti i tij ende nuk bëheti i ditur.