Connect with us

Kosova

Fati i Albin Kurti, konfirmohet edhe nga Amerika

Eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ka thënë se nuk ka dhe as nuk do të ketë lëkundje në qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me popullin shqiptar dhe me Kosovën.

Shtuni ka theksuar aleanca e dhe partneriteti i SHBA-ve është me popullin e Kosovës dhe jo me një politikan dhe parti politike.

“Këtë dua të potencoj dhe e them me plotë bindje se nuk ka lëkundje në qasjen SHBA-ve ndaj interesave të popullit shqiptar dhe Kosovës, specifikisht. Nuk ka asnjë mëdyshje asnjë lloj lëkundje. SHBA-të janë për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kjo nuk ka lëvizur asnjëherë dhe nuk do të lëviz, pavarësisht se kush është në politikë, pavarësisht se kush është kryeministër, sepse aleanca dhe partneriteti i SHBA-vë është me popullin e Kosovës nuk është me një politikan apo më një parti politike” – ka theksuar eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni

Advertisement