Connect with us

Politike

Fati i Berishës/ Bushati: SPAK po përdoren tani si kamxhik për goditjen e opozitës

Analisti Andi Bushati, ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me proceset gjyqësore ndaj opozitës.

I ftuar në SYRI TV, Bushati u shpreh se drejtësia dhe SPAK po përdoren si kamxhik ndaj opozitës.

Bushati: Sistemi ynë i drejtësisë, gjykatat dhe SPAK po përdoren tani si kamxhik për goditjen e opozitarizmit, dhe ky është lajmi i keq i ditëve të fundit, përtej interesave personale se kush e pëson apo fiton prej kësaj.
Nëse në një vend goditet më të gjitha mënyrat opozita, pastaj ky nuk është më problem i opozitës. Të gjitha regjimet dhe diktaturat, i zhdukin, i zbehin apo masakrojnë opozitat e tyre.
Ky në këtë moment bëhet një problem mes sundimtarëve dhe popullit të sunduar prej tyre.
Nuk mund ti kërkosh opozitës as të jetë më e fortë në regjimin e Putinit, nuk mund ti kërkoje dikur kundërshtarëve të Duçes apo Hitlerit, pse nuk bëre më shumë për të përballuar nazizmin apo fashizmin.
Kur diktatura vjen e forcohet atëherë problemi kthehet mes sunduesve dhe të sunduarve

Advertisement