Connect with us

REAGIM

Fati i një gruaje dhe ‘gabimi’ i saj

Mjeku: Më thoni zonjushë, gjatë sulmit keni ndjerë vetëm neveri apo edhe një lloj kënaqësie të caktuar?

Polici: A nuk je ndjerë i lajkatosur që pesë burra të donin kaq shumë?

Gjyqtarja: Keni qëndruar pasive apo keni…

Mjeku: A keni arritur orgazmën?

Aavokati: Nëse po, sa herë?

Këto janë pyetjet e bëra më 9 mars 1973, aktores Franca Rame kur ajo donte të denonconte përdhunimin e kryer ndaj saj.

E rrëmbyer nga pesë burra, e futur me forcë në një kamionçinë, ajo u përdhunua për orë të tëra. Të njëjtin fat pati edhe një grua tjetër, Artemisia Gentileschi, një nga piktoret e para në histori.

Çfarë kanë të përbashkët?

Të dyja ishin të bukura, të reja dhe femra dhe të dyja u poshtëruan sepse të jesh grua do të thotë gjithmonë të veprosh gabim. Po kush ishte Artemisia Gentileschi? Artemisia lindi në Romë, e bija e Orazio Gentileschi, një nga piktorët më të vlerësuar të kohës. Artemisia e re tregoi një talent artistik mjaft preciz. Në kulmin e moshës së saj, babai e lejoi të merrte mësime nga një mik i saj piktor: Agostino Tassi. Një ditë ai e përdhunoi brutalisht 18 vjeçaren. Artemisia i rrëfeu gjithçka babait të saj. Në fakt dhuna seksuale nuk konsiderohej si krim ndaj gruas, por kundër nderit të familjes. Për gati një vit vajza u detyrua të jetonte me përdhunuesin e saj. Derisa zbuloi se burri ishte prej kohësh i martuar. Babë e bijë e denoncuan Tassin. Artemisia pranoi të dëshmonte, por për ta bërë këtë, ajo iu nënshtrua torturës së sibilës, një torturë e krijuar për piktorët, e cila konsistonte në lidhjen e gishtërinjve me litarë derisa të rrjedhin gjak. Tortura që i është bërë Artemisias i bën jehonë torturës psikologjike që i është bërë Rame-s. Tassi u dënua me 5 vjet internim, por falë ndikimit të miqve të fuqishëm nuk qëndroi as një ditë larg Romës

Artemisia duke sublimuar dhimbjen e saj në art, bëri shumë kryevepra. Por agresori i Artemisias mbeti i pandëshkuar. 49 vjet pas ngjarjes, duhet të kujtojmë dhe mendojmë…Edhe sot, dhuna e përdhunimi mbeten njësoj…

 

 

Advertisement