Shkrime
Fati i spiunit të Vuçiçit dhe vasali amerikan
Duke folur ne lidhje me fesen qe presidenti rus Vladimir Putin I beri hologout serb Aleksander Vucic per te marre pjese në Samitin e BRICS ne Rusi, analiste te ndryshem thane per median serbe Danas se nuk ka gjasa që Vuçiq të shkoje. Sipas tyre ai mund te thote fillimisht PO, por pastaj do nxjerr si shkak te mungeses, gripin.
Ftesën për të marrë pjesë në samit, i cili mbahet nga 22 deri më 24 tetor në Kazan, Vuçiqit ia dërgoi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një takimi me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vulin, në margjinat e Samitit Ekonomik Lindor në Vladivostok.
Me këtë, Putin duket se ka shfaqur dëshirën për ta parë dhe dëgjuar më në fund presidentin serb. Presidenti rus kujtoi gjithashtu jo rastesisht se kontrata për dërgimin e gazit ne Serbi skadon në mars të vitit 2025.
“Ne jemi të interesuar në vlerësimin tuaj të ngjarjeve në rajon në kontekstin e sigurisë dhe përmbushjes së marrëveshjeve ndërkombëtare si Marrëveshja e Dejtonit, dhe do të ishte interesante dhe e dobishme të dëgjojmë qëndrimin tuaj për këto çështje,” – deklaroi Putin.
Në këtë situatë, kur Putini e fton hapur Vuçiqin për t’u takuar, lind pyetja nëse Vuçiq duhet dhe do ta pranojë ftesen, duke qenë se ata nuk janë dëgjuar për dy vjet e gjysmë, siç tha Vuçic.
Analisti politik Dragomir Angjelkovic beson se nëse qeveria serbe do të mbronte interesat kombëtare, përfaqësuesit e saj do të shfrytëzonin çdo mundësi për të takuar zyrtarë të vendeve të rëndësishme që mbështesin integritetin territorial të Serbisë.
Por ai shtoi se meqenëse Vuçic është një vasal amerikan, i cili duke hequr dorë nga Kosova paguan repartin për tolerimin e sundimit të tij autokratik në zemër të Evropës, ai nuk duhet të takohet me presidentin e Federatës Ruse.
Nikola Lunic, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Politika Strategjike, tha për median serbe Danas se takimi i Zëvendëskryeministrit serb, nongrata Vulin, me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin dhe veçanërisht mesazhet që u dërguan, me siguri do t’i shqetësojnë partnerët si në BE ashtu edhe në NATO.
“Trazirat aktuale gjeopolitike dhe histeria e politikës së jashtme si pasojë nuk do të lënë hapësirë për mbrojtjen e interesave të Serbisë ndaj deklaratave të tilla të forta si aleanca me Rusinë. Krahas diskreditimit të parimeve dhe vlerave evropiane duke pranuar përpilimin e listave për delikte verbale, tani Vulin ka shkuar një hap më tej dhe ka kompromentuar neutralitetin e deklaruar ushtarak dhe orientimin e politikës së jashtme të Serbisë” – deklaroi Lunic.
Sipas tij, pozita gjeografike e Serbisë është faktor vendimtar në pozitën e saj gjeopolitike dhe se
“Por qëndrime të tilla mund të interpretohen si hipokrizi nëse nuk ka përgjegjësi për deklaratat radikale të zyrtarëve të lartë. Në këtë moment deklarata e Vulin-it për aleancën mes Serbisë dhe Rusisë nuk mund të tolerohet dhe kryeministri duhet të “pranojë” urgjentisht dorëheqjen e tij”- vlerësoi Lunic.
Ai tërhoqi gjithashtu vëmendjen se “nuk duhet harruar se Aleksandar Vuçiq ka legjitimitet politik të padiskutueshëm dhe se një rënie e mundshme “aksidentale” nga një ndërtesë shumëkatëshe do ta destabilizonte Serbinë dhe ndoshta edhe rajonin për një kohë të gjatë”.
“Ky është pikërisht interesi i Rusisë dhe presidentit të saj në këtë moment – diversifikimi i konfliktit n Ukrainë” – potencoi Lunić.