Connect with us

Kosova

Fatoni i lidhur me shërbimet sekrete/ Vegël në duart e dikujt, kishte plan destabilizimin

Që nga e premtja kur autoritetet serbe njoftuan për vrasjen e Faton Hajrizit, në Beograd s’kanë dhënë ndonjë informacion se çfarë do të ndodhe më tej, nëse ka filluar autopsia apo se kur mund t’i dorëzohet trupi familjes.

Në mediat e afërta me pushtetin në Serbi po qarkullojnë versione të ndryshme rreth fazës hetimore. Në njërën prej tyre, të premten, u raportua se Faton Hajrizi e ka thyerr telefonin e tij celular, ndërsa gazeta “Novosti” shkruan se në aplikacionet e telefonit të Hajrizit janë gjetur disa adresa të personave në Banja Lluka – kryeqyteti i Republika Srpska.

Gjithashtu ne media ai përshkruhet si vegël e shërbimeve sekrete që kishte qëllim destabilizimin e Republika Srpska.

” Në media thuhet se autoritetet hetimore kane gjetur adresa në Banja Luka në aplikacionet telefonike të vrasësit dhe bashkëpunëtorëve të tij, se ato kanë lidhje me qarqe dhe shërbime të caktuara politike. Ka të dhëna se Hajrizi ishte një mjet në duart e dikujt dhe se kishte plan për të shkaktuar destabilizim në Republika Srpska. Sipas disa opinioneve, polici i vrarë pa dashje ka parandaluar një të keqe më të madhe që po përgatitej në RS” -shkruan gazeta beogradase.

Një qasje të tillë e ka pasur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ka folur të premten mbrëma rreth rastit dhe emrin e Hajrizit e ka lidhur me shërbime sekrete.

Advertisement