Connect with us

Politike

Fatos Lubonja: Ora këta sikur thanë që me Ramën nuk bëhen dot zgjedhje të lira, tani thonë do fitojmë

Fatos Lubonja u shpreh se ka mungesë të madhe komunikimi me njerëzit.

“Ne si shqiptarë kemi nevojë të ndryshojmë me njëri-tjetrit. Ka plot gënjeshtra në fushata. Nuk ka të sinqertë me njerëzit dhe me hallet e tyre. Ka manipulime, nuk bisedojnë dhe të dëgjojnë.

Rama çfarë nuk ka bërë, tani del me mashtrimin e radhës për pasaportën evropiane. Janë disa parti të vogla që flasin për ndryshimin e madh, por edhe ata nuk i shpëtojnë dot disa gënjeshtra

Më duket më shumë fasadë. Për mua, këtu në Shqipëri zgjedhjet i fiton kush ka para më shumë. Edhe pushteti natyrisht ndikon në këtë që po them.

Është njëfarë teatri, komunikimi është skandaloz, me Ramën që flet çdo ditë që opozita është kënetë. Ndërkohë, edhe pala tjetër nuk mbetet pas për të fyer.

PD ndërkohë ka thënë se me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje të lira, ndësa tani thotë se do të fitojmë, të sigurtë për përmbysjen e regjimit” – tha Lubonja.

Advertisement