Connect with us

Aktualitet

Fatos Lubonja: Salianji është dënuar shumë pak me 1 vit burg…

Fatos Lubonja ka komentuar dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg.

“Pse besoj unë që këtu kemi të bëjmë me një rrezik. Në fillim doli e pabesueshme alibia e Ramës pasi nuk doli asgjë në laborator për audion. E dytja, atë vëllanë e Xhafës, në vend që kjo prokuroria që ishte Arta Marku atëherë, ta mbante për ta hetuar dhe t’ja shohim dhe zërin si e ka, me vrap e çuan në Itali, Xhafa me Ramën.

Nëse ai vazhdonte të kalonte drogën ai duhet të mbahej për t’u hetuar. E treta është që ky ishte trafikant dhe ishte i mbrojtur nga Xhafa pasi qëndronte këtu dhe jo në Itali.

Më duket shumë e vështirë që duke qenë në opozitë në ato kushte, më duket e vështirë që ky Salianji shkon dhe gjen një njeri krejtësisht të dyshimtë për të bërë këtë inskenim. Të paktën do të gjente një njeri të sigurt.

Ka dhe një anë tjetër. Nëse kjo që Salianji e ka inskenuar është e vërtetë, 1 vit burg është shumë pak. Është shumë më e rëndë. Ndaj them se duhet të kishte një hetim të plotë në të dyja anët, edhe nëse ai vijonte trafiqet edhe nëse ky e ka manipuluar.

Por kur shikoj prokurorë, policë, të angazhuar në një makinacion, atëherë këtu jemi përpara një regjimi të rrezikshëm. Ai ka mbrojtur të vëllanë, pastaj bën një gjë tjetër, fut një tjetër në burg, fut gjykatat në lojë. Kjo është e tmerrshme. Jemi në një regjim. Është një dështim i drejtësisë”, tha Lubonja.

Advertisement