Politike
Fatos Lubonja: Të jesh armik i Amerikës je në rrezik, ama po të jesh mik i tyre është fatale

Fatos Lubonja foli për shkaqet që çuan presidentin e SHBA të nxirrte një urdhër për ambasadorët e SHBA-së që nuk duhet të komentojnë zgjedhjet në vendet e huaja.
Lubonja tha se Trump bën pjesë në kategorinë e MAGA, e përbërë nga nacionalistët, sovranistët, konservatorë, të cilët po të marrim pikë referimi Europën gjejnë tek Europa, Le Pen, AfD, edhe tek Meloni.
“Shpjegimi është se Trump bën pjesë në kategorinë e MAGA, e përbërë nga nacionalistët, sovranistët, konservatorë, të cilët po të marrim pikë referimi Europën gjejnë tek Europa, Le Pen, AfD, edhe tek Meloni.
Janë këto parti që kryesisht kanë qenë kritike ndaj ideologjisë neo-liberale, edhe ndaj globalizmit, që kanë ndërtuar një klasë dominante në të gjithë botën.
Tani këtu është pikëpyetja e madhe. Një nga shkaqet e këtij raporti është sulmi i Trump, ndaj USAID. USAID ishte pikërisht paratë e mëdha të Amerikës nëpër botë, me atë që e kemi jetuar si ndihmë për shtetin e së drejtës.
Një shpjegim tjetër, kjo ishte maska e avancimit të interesave amerikane, ekspansioni i NATO, i interesave ekonomike. Janë kundër kësaj klase politike që kanë përdorur këtë ideologji. Retorikë që Trump e ka demontuar, por Trump është Amerika pa maskë.
Nëse Amerika me maskë, ishte ajo me të drejtat e njeriut, Trump është Amerika pa maskë. E ka thënë Kisinger, njëra është Amerika që nuk ka miq, por interesa. E dyta, po të jesh armik i Amerikës je në rrezik, ama po të jesh mik është fatale. Bombat në Iran i hodhi.
Tha të bëjmë pastrim fare në Gaza. Ndërhyrje bën ai. Dhe një tjetër, JD Vance kur erdhi në Europë, ça tha në Mynih? Vlerat e demokracisë duhet t’i mbrojë Europa. Nuk tha të bëni ç’të doni.
Pra, unë nuk gjykoj që këtu problemi i madh është që vërtet Perëndimi është në një krizë legjitimiteti.
Trump në 2018 një nga këto regjimet që i do shumë, Arabia Saudite, e mori gazetarin me urdhër të Bin Selman, e prenë copa-copa. Pas dy vjetësh Trump e priti, i bleu avion. U bë një konferencë”, tha Lubonja.

