Aktualitet
Federata Shqiptare – një ekuilibër i ri mes forcave centrifugale brenda Europës Juglindore

Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Hyrje
Si promovues i idesë për Federatën Shqiptare, pak a shumë në frymën e shkollës së mendimit politik europian të federalisëtve, të cilët e shohin Evropën përballë një “momenti Hamilton” të shtetësisë, dua të besoj se në këtë agsholl të Rendit të Ri Botëror, Federata Shqiptare është si një sine qua non për Kombin tonë.
Nëse Rendi i Ri Botëror po lind si rezutat i një krize të madhe në shkallë botërore dhe vdekjes tashmë të Rendit liberal, duke shenjuar një pikë të kthesës historike, ku kriza do të ketë përmasat e një ose sfidë të madje politike, ekonomike apo ushtarake, duke i detyruar europianët të përafrohen dhe bashkohen në një entitet më të fortë federal, duke lënë pas sovranitete të pjesshme për të krijuar një autoritet më të centralizuar, për Kombin tonë është një momentum historik e politik që duhet të shfryëtzohet në dobi të krijimit me procedura të përshpejtuara të Federatës Shqiptare.
Koncepti i nocionit “Momenti Hamilton”
Duke dëshiruar të vë në pah momentin kritik historik, po i rikthehem edhe një herë konceptit origjinal të nocionit “Momenti Hamilton”. Ai vjen nga Alexander Hamilton, një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara dhe një ndër arkitektët kryesorë të sistemit federal amerikan. Në vitin 1780, gjatë Luftës së Pavarësisë, shtetet amerikane u ndeshën me probleme ekonomike të mëdha për shkak të mungesës së një qeverie qendrore efektive. Hamiltoni argumentoi se kjo krizë e detyroi shtetet të dorëzojnë një pjesë të sovranitetit të tyre për të krijuar një sistem federal më të fuqishëm (p.sh., nëpërmjet Kushtetutës së SHBA-së në 1787).
Kriza e madhe si provokim real pozitiv
Federalistët europianë (si Altiero Spinelli, Jean Monnet ose Jacques Delors) besojnë se Evropa do të arrijë integrim të vërtetë federal vetëm kur një krizë e madhe (e përmasave që është tani kjo në rrafshin transatlantik dhe vet raportet në plan global ë këtë agshol të Rendit të Ri Boëtror] i detyron vendet anëtare të heqin dorë nga sovraniteti kombëtar në favor të një qeverie europiane më të centralizuar.
Nëse federalitët europian kanë të drejtë “kur thonë se Evropa duhet të bëjë një hap drejt integrimit nëse dëshiron të afirmohet në një mjedis të rrezikshëm”1, atëherë është më se e qartë se këtë të drejtë e kemi ne shqiptarët shumëfish më të arsyeshme dhe më të bazuar në të drejtën tonë jo vetëm historike, por edhe egzistenciale.
Në këtë proces tërheqja e garancive amerikane të mbrojtjes tek popujt fqinjë të Gjermanisë ak gjasa që do ët ringjallte frikën e vjetër të një Gjermanie të riarmatosur dhe potencialisht dominuese.
Këtë e pohoi në një intervisët dhënë së fundmi të përditshmes gjermane Die Welt edhe Jens Spahn, kreu i grupit parlamentar CDU/CSU, po bëri thirrje për një mburojë evropiane të armëve bërthamore, duke përfshirë një rol udhëheqës për Gjermaninë.
“E di se çfarë refleksesh mbrojtëse do të lindin menjëherë, por po: Duhet të zhvillojmë një debat rreth një mburoje të pavarur bërthamore evropiane. Dhe kjo funksionon vetëm me udhëheqjen gjermane”,2 tha ai kur u pyet nëse Gjermania duhet të bëhet një fuqi bërthamore, citon Der Spiegel.
Sipas ekspertëve, ekuilibri bërthamor midis Uashingtonit dhe Moskës deri më tani i ka penguar dy superfuqitë të luftojnë drejtpërdrejt. Rrjedhimisht shtetet që nuk ishin posedues të armëve bërthamore, përfshi edhe vendet fqinje me Rusinë dhe Europën Juglindore kanë mundur të ndihen të sigurta për dekada të tëra, sepse SHBA-të gjithmonë theksonin se arsenali i tyre mbronte edhe Evropën. Por me rikthimin e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, kjo mbrojtje nuk është më e siguruar. Thomas Jäger, profesor i shkencave politike në Universitetin e Këlnit, sheh një “rrezik real shantazhi” 3nga fuqia ushtarake e Rusisë pa SHBA-në, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet tjera europiane që mund të cilësohen nga Moska si zona të interesit strategjik për Rusinë.
Në këtë linjë mendimi edhe historiani 76 vjeçar i Evropës Lindore, Karl Schlögel, i cili ka qenë profesor në Konstancë dhe Frankfurt (Oder), shprehet shqeto: “Rusia është një shtet që ka nisur një luftë në Evropë dhe gjermanët duhet të përgatiten për këtë. Kjo do të thotë: të jenë të gatshëm për mbrojtje, të gatshëm për të kundërshtuar”.4
Kjo është arsyeja pse Gjermania ka hapur për diskutim në rrafshin teorik çështjen e posedimit të mundshëm të armëve të veta bërthamore. “Tani jemi në një pikë ku nuk mund ta përjashtojmë më plotësisht”, thotë Fabian Hoffmann, një ekspert i armëve bërthamore në Universitetin e Oslos, në një intervistë për BR24 për “Possoch klärt”.
Teorikisht, Gjermania mund të zhvillojë raketat e veta bërthamore në një kohë relativisht të shkurtër. Sipas Hoffmann, vendi tashmë i ka burimet dhe njohuritë e nevojshme. Gjermania ka uranium të pasuruar në nivel të lartë për qëllime kërkimore, i cili mund të prodhojë deri në 15 koka bërthamore. Krahasuar me kostot e larta të tankeve dhe avionëve konvencionalë, këto raketa bërthamore do të ishin shumë më të lira për t’u prodhuar.5
“Momenti Hamilton” në raportet ndërshqiptare
Perceptimet e ndryshme të kërcënimit midis Evropës Lindore, Perëndimore dhe Jugore do të intensifikojnë gjithashtu forcat centrifugale midis shteteve evropiane. Nëse politikanët gjerman janë në kërkim të krijimit të ekuilibrave të ri, qofshin ata edhe të një natyre siç janë armët bërthamore, gjithnjë në emër dhe në funksion të mbrojtjes, kërkesat tona për ta trajtuar Federatën Shqiptare si një ekuilibër i ri mes forcave centrifugale brenda Europës Juglindore janë plotësisht të arsyeshme.
“Momenti Hamilton” në raportet ndërshqiptare, jo vetëm mes dy republikave ekzistuese [Shqipërisë politike dhe Republikës së Kosovës] duhet kuptuar si një metaforë për një kthesë historike, ku dy entitetet tona, në funksion edhe të prosperimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në Serbi [jo vetëm në jugun e saj në tri komunat: Preshevë, Bujanoc e Medokë, por edhe në Sanxhak], për shkak të nevojës emergjente, do të krijonin Federatën Shqiptare, duke e trajtuar atë edhe si një një lloj ekuilibri të ri mes forcave centrifugale brenda Europës Juglindore.
Federata Shqiptare si një entitet politik në Europën Juglindore tashmë nuk do të duhej të ishte koncept i diskutueshëm, e të shihet si diçka interesante për diskutim politik e teorik, që mund të ndikojë në ekuilibrin e fuqisë në rajon, por si një domosdoshmëri. Kjo do të përfshinte bashkimin e dy republikave egzistuese, duke e lënë të hapur edhe mundësinë e përfshirjes së Maqedonisë së Veriut, respektivisht pjesëve të saj të banuara me shqiptarë, nëse vihet në pikëpyetje tutje egzistenca e MV si shtet sovran.
Efekti ndaj BE-së dhe NATO-së
Një Shqipëri e bashkuar federale do të ishte një aktor më i fortë në negociatat me BE-në, duke reduktuar varësinë nga vendet fqinje.
Një Shqipëri e bashkuar me Kosovën do të ishte një aktor më i fortë në rajon, duke reduktuar ndikimin destabilizues të Serbisë dhe Rusisë.
Një federatë e qëndrueshme do të plotësonte më lehtë kriteret e Kopenhagës (demokracia, ekonominë e tregut, ligjshmëria).
Një federatë do të kishte një ushtri të koordinuar, duke e bërë më të lehtë mbrojtjen e kufijve kundër ndërhyrjes ruse.
NATO mund ta mbështesë si një faktor stabilizimi, por mund të ketë rezistencë nga shtetet që nuk e njohin Kosovën (Spanja, Greqia, etj.).
Një Federatë Shqiptare do të kishte një varg bebifitesh:
- Do të forconte sigurinë e Ballkanit kundër Rusisë dhe Serbisë.
- Do të përshpejtonte integrimin euroatlantik.
- Do të krijonte një shtet më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Bashkimi në kontekstin europian
Jurisprodenca, teoria dhe prktika aktuale botëror e, kanë pranuar edhe zbatimin centripetal ë parimit të vetëvendosjes, bashkimin e dy apo më shumë shteteve në një.6 Për rastin tonë vlen sdomos modeli i bashkimit të Republikës Federale të Gjermanisë me Republikën Demokratike Gjermane më 3 tetor 1990.7
Shqipëria dhe Kosova, ashtu sikurse Gjermania është pothuajse në të njejtën situatë. Prej 28 nëntorit të vitit 1912 dhe deri në marrjen e vendimeve nga Fuqitë e Mëdha dhe fillimin e zbatimit të tyre, në muajt e parë të vitit 1914, Shqipëria ishte dhe sillej si një shtet i pavarur. Ajo kishte një qeveri legjitime dhe organe tjera shtetërore, të cilat kishin shpallur dhe kishin vendosur atutoritetin e vet mbi një populsi që jetonte në territore, të cilat formalisht dhe juridikisht përfshinin katër ish-vilajetet e Perandorisë Osmane të banuara me shqiptarë. Në to bënin pjesë edhe Kosova dhe trojet e tjera shqiptare në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi, të njohura tradicionalisht nën emërtimin Shqipëri. Kjo Shqipëri, sipas teorisë deklarative të njohjes, e cila mbizotëron në të drejtën ndërkombëtare, formalisht ishte shtet dhe subjekt I saj, për rrjedhojë edhe anëtarë I bashkësisë botërore të asaj kohe. […] Shqipëria u coptua nga Fuqitë pas rreth një viti, kur ajo egzistonte tashmë si shtet më vete, ashtu sikurse ngja me Gjermaninë…8
Në rrethanat e reja, veçmas pas agresionit të paparovokuar rus ndaj Ukrainës dhe provokimeve nga pala serbe për hapjen e frontit të dytë të luftës në Europë [të kujtojmë agresionin e dështuar të 24 shtatorit 2023, Banjë, veriu I Kosovës], por edhe pozicioneve tejet të lëkundura në rrafshin transatlantik, idetë për kriimin në procedura ët përshpejtuara ët Federatës Shqiptare marrin peshë specifike, me theks në rrafshin e sigurisë. Ky bashkim i shqiptarëve gjithësesi do të ndodhë brenda një konteksti europian.
Federata Shqiptare – një Zvicër e re në zemrën e Ballkanit
Një Federatë Shqiptare mund të funksionojë siç funksionon sot Republika Federale e Gjermanisë, duke u shndërruar në një Zvicër të Ballkanit – ku dy republikat ekzistuese, qoftë edhe për një periudhë të caktuar, ruajnë autonomi, por bashkohen në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Dhe nëse menaxhohet mirë, mund të jetë një model suksesi për rajonin, duke ofruar stabilitet ekonomik dhe politik.
Nëse realizohet me mençuri, e qasti historik është që ajo të realizohet, mund të jetë një mjet ekuilibri dhe stabilizimi, pa pasur nevojë të imponohet me forcë që të rrezikojë konflikte të reja.
Imponimi me forcë nuk do të thotë se mund të bëhet vetëm nga pala shqiptare. Përkundrazi, çfardo aventure e re e mudnshme e Serbisë në drejtim të Republikës së Kosovës, do të mund ta impononte me forcë realzimin e Federatës Shqiptare, por atëherë si mjet jo vetëm ekuilibri por para së gjithash si garancë e kzistencës edhe biologjike të Kombit.
Lufta kundër infiltruesve të huaj
Imediate rezuton të jetë lufta kundër infiltruesve të huaj (qofshin ata neo-osmanë, sllavë, apo evropianë të dyshimtë).
Ndryshimet e thella në lëmin e standardeve politike të një lagje të partive tona politike në hapësirën tonë nacinale, me theks asaj në Kosovë, tashmë shqeto, po bien ndesh me interesin nacional, rrjedhimisht krejt kjo nuk mund të mbetet pa pasoja të rënda.
Shpërfillja e vlerave themelore të qytetërimit shqiptar, i leksioneve të dhimbshme edhe të historisë sonë moderne, me një neglizhencë kaq të venerueshme, tregon jo vetëm mungesë të formimit politik e intelektual, të vetëdijes historike, për anim e mbështetje të interesave jo-evropiane [neootomane e sllave], mbi ato shqiptare, ndërkaq te një lagje e saj [opozitës] edhe mungesë të përshtatshmërisë për poste publike.
Shih për këtë, Federatën Shqiptare duhet parë edhe nga ky kënd si korrektim i çfardo mundësie për abuzim nga rrymat që mund t’na rikthejnë në epokën e Haxhi Qamilit.
Prandaj na duhet një ringritje e vetëdijes kombëtare– jo thjesht “bashkim”, por bashkim me qëllim. Dhe krahas kësaj edhe elita të reja që nuk i shiten lehtë– politikanë me karakter, jo me interesa të shkurtra.
Nëse Gjermania e koncepton angazhimin e saj të vendosur ndaj BE-së si një proces në të cilin bën pastrimin historik, si një rivendosje të reputacionit të saj moral dhe politik, siç do ët thoshte Bzhezhinski, Shqipëria si pjesë e NATO-s dhe kandidate për aderim në BE në periudhë afatshkurtër, I siguron Kombit rikthim të plotë e të shpejtë në familjen euoropiane, prej ku aksidentalisht ishte shkëputur në Mesjetë.
Duke ju rikthyer plotësisht Perendimit, Federata Shqiptare do të rikthente madhështinë e Kombit, ndërsa njëkohësisht merr përsipër një mision që nuk mobilizon automatikisht pakënaqësinë dhe frikën e fqinjëve kundër shqiptarëve.
Neglizhenca ndaj historisë dhe vlerave shqiptare, sidomos në këtë periudhë të tejzgjatur të trnzicionit demokratik, ishte një gabim fatal, i cili ka mundësuar e lejuar penetrimin e fuqive të jashtme (neo-osmane, sllave, apo edhe ato pseudo-evropiane) të shfrytëzojnë pjesët e dobëta të shoqërisë shqiptare.
Duke diversifikuar formën e korrekturës minimale historike [vendimet që e bënë Shqipërinë një torzo – Kongresi i Berlinit -1878 dhe me theks ato të Konferencës së Londërs – 1913] dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e lidhura me këtë akt, Federata Shqiptare e bashkë me të edhe Europa mund të fitojnë fleksibilitetin që kundërvepron me forcat centrifugale që ndërkohë janë bërë të rrezikshme.
Përballja me Serbinë – strategji për mbijetesë politike
Në prag të Luftës së Parë Botërore – më konkretisht rreth vitit 1910, në Europën Perendimore shtetet-kombe ishin futur në një garë armatimi të paparë më heret. Pikërisht kësaj periudhe i përket proverbi “nëse do paqe, përgatitu për luftë”.
Pa kaluar 3-4 vite shpërtheu LPB.
Historiani ushtarak, Stig Förster, ligjërues në Universitetin e Bernës, është një nga ekspertët kryesorë të historisë ushtarake në botën gjermanofolëse. I lindur në Berlin, ai sapo ka mbledhur njohuritë e tij në një libër mbresëlënës mbi historinë ushtarake gjermane, në një intervistë të gjatë për NZZ, përveç tjerash shprehet se “nëse kemi mësuar diçka nga historia e shekullit të 20-të, është kjo: Nuk mund të negociosh me një agresor. Nuk mund të bësh kompromis me një agresor. Duhet t’i përballesh…”9
Pozicionimi i Serbisë në raport me Kosovën vazhdon të jetë tradicional – agresiv dhe ekspansionues. Kjo u ripërsërit edhe në fjalimin e fundit të presidentit të Serbisë, kur plot mllef fyejti ndërkombëtarët si palë në dialogun -shqiptro-serb në Bruksel, duke i cilësuar maskarenj e mashtrues.
Shih për këtë, gadishmëria për përballje ushtarake rezulton të jetë strategjia më e mirë për shmangien e mundshme të një lufte të re shqiptaro-serbe, respektivisht për mbijetesën politike të Kosovës.
Përballja me Serbinë nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri. Është thelbësore për ruajtjen e sovranitetit, të integritetit territorial dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Vetëm atëherë, Kosova mund të kalojë nga mbijetesa politike në zhvillim të qëndrueshëm kombëtar – dhe të fitojë jo vetëm përballë Serbisë, por edhe përballë historisë, duke u shndërruar në lokomotivë për ndërtimin e Federatës Shqiptare.
Strategjia e Federatës Shqiptare në një botë në tranzicion
Në kontekstin e Rendit të Ri Botëror dhe luftës së fuqive për hegjemoni, Federata Shqiptare ka dy prioritete ekzistenciale:
1. Vetë-realizimi (ruajtja e identitetit, zgjerimi i influencës kulturore dhe politike).
2. Mbijetesa (shmangia e asgjësimit në përplasjet gjeopolitike).
Për këtë qëllim, duhet të ndërtojë strategji inteligjente të partneriteteve dhe balancimit.
Strategjia nënkupton në radhë të parë gjetjen e partnerëve që do ta mbështesnin këtë objektiv, duke garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial (shmangia e ndarjeve të reja ose okupimeve).
Selitjen e hapësirës kulturore dhe gjuhësore (mbrojtja e identitetit të shqiptarëve kudo ku janë kundër asimilimit). Ndërkaq taktika ka të bëjë me atë që nënkupton balancimi misis poleve të fuqive. Pse është e domosdoshme të aplikohet kjo taktikë?
Ne nuk jemi fuqi rajonale, të mëdhenj për t’u bërë superfuqi, por jemi mjaft strategjikë në rirreshtimet gjeopolitike në kët proces historik që po hyjmë, që jam i prirë ta quaj agshol i Rendit të ri. Fuqitë e mëdha (SHBA, Rusia, BE, Kina) do të luftojnë për influencë në Ballkan – duhet të shmangim të bëhemi “tokë beteje”.
Pozicionimi i qartë pro-perëndimor i qeverive të Tiranës dhe Prishtinës ndihmon, por nuk mjafton për të krijuar Federatën Shqiptare në kontekstin e Rendit të Ri Botëror. Ky akt duhet shoqërohet me krijimin e partneritetit të plotë në disa fusha, sidomos në atë të sigurisë. Në këtë kuaëdr anëtaërsimi i përshpejtuar në NATO dhe BE për Kosovën do ta optimizonte pozicionin tonë properednimor. Ndërkaq diversifikimi i partnerëve strategjik si: Kroacia, Britania e Madhe [si aleate në ndërtimin e Aleancës Kroato-shqiptare në lëmin e sigurisë dhe bashkëpunimit ushtarak]; Izraeli [për bashkëpunim në fushën e teknologjisë dhe sigurisë kibernetike]…
Përfundim
Federata Shqiptare duhet trajtuar si një mekanizëm korrigjues për të mbrojtur interesat kombëtare, Ajo duhet parë edhe si një mekanizëm parandalues në këët rirreshtim gjeopolitik dhe mundësive për rrëshqitje të mundshme të forcave reaksionare në po të njejtin gabim siç kishte bërë ajo e ashtuquajtura Lëvizje e Haxhi Qamilit, ku shqiptarët u përplasën me imperializmin e huaj pa një strategji të qëndrueshme. Prandaj Federata Shqiptare ka nevojë për një frymë skenderbegiane për bashkëpunim e bashkërendim kombëtar.
Shqipëria dhe shqiptarët duhet të mësojnë të deshifrojë gjeostrategjitë e fuqive rivale, të formulojnë interesat e veta thelbësore dhe të sigurojë mjetet e fuqisë për të pohuar veten. Federata Shqiptare prandaj duhet të veprojë në thelb në mbrojtje, konform strategjisë dhe doktrinës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, por duke bërë një hap kualitativ përpara, duke I dhënë kuptim slloganit “Lidhja është gjallë”.
Strategjikisht, Federata Shqiptare edhe për vetrealizim edhe për mbijetesë duhet të gjejë partnerë për të shpëtuar së bashku atë që mund të shpëtohet nga përplasjet e pritshme në këtë proces ët krijimit të Rendit të Ri.
Taktikisht, Federata Shqiptare duhet të mësojë të balancojë midis poleve të koncertit të fuqive.
Pozicioni pro-perëndimor në vetvete nuk mjafton për të krijuar Federatën Shqiptare, por fiton peshë dhe është I parapëlqyeshëm nëse:
- Përdoret si platformë, jo si pengesë (mos e izoloni veten nga bota jo-perëndimore);
- Bashkërenditet me një strategji të brendshme të fortë (bashkëpunimi në relacionin Tiranë-Prishtinë që duhet të jetë më i thellë se thjesht me deklarata);
- Përgatitet për skenarë të ndryshëm (çdo aleancë është e përkohshme në gjeopolitikë).
____________________________
1. https://www.ipg-journal.de/rubriken/aussen-und-sicherheitspolitik/artikel/willkommen-in-der-wolfswelt-8375/
2. https://www.spiegel.de/politik/jens-spahn-fuer-fuehrungsrolle-von-deutschland-bei-europaeischem-atomwaffen-schild-a-776b949c-154f-4c84-a017-cc9cb84600f2
3. Prof. Dr. Thomas Jäger: https://www.youtube.com/watch?v=-WRXoMkouKA
4. Prof. Dr. Karl Schlögel: https://www.zeit.de/news/2024-11/24/historiker-karl-schloegel-russland-ist-der-feind
5. https://www.br.de/nachrichten/deutschland-welt/braucht-deutschland-eigene-atomwaffen-analyse,Ug5NOIk
6. Nga historia e Balkanit përmendim rastin e bashkimit të principatave të Vllahisë dhe të Moldavisë për krijimin e Rumanisë [1859], si dhe bashkimi i Principatës së Bullgarisë dhe të krahinës autonome të Rumelisë Lindore me Bullgarinë më 1885.
7. Malcolm N. Show, International Low, 6 edition [Cambridge University Press, 2008], f. 208-209
8. Shih më gjerësisht: Prof. Dr. Ksenofo KRISAFI, Organizimi politik në trojet shqiptare, Tiranë 2014, f. 248-254
9. https://www.nzz.ch/pro/wehrpflicht-und-aufruestung-stig-foerster-erklaert-historischen-hintergrund-ld.1892643

