Kronike
Fëmija u përplas për vdekje natën e Krishtlindjeve
Mediet italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik, që i mori jetën 8-vjeccarit me origjinë shqiptare, Oriel Skura. Fëmija fatkeq u përplas për vdekje nga një mjet tip “Peugeot” natën e Krishtlindjeve në zonën e Foggias në Itali.
Ndërkohë prindërit e 8-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e madhe.
Por si ndodhi aksidenti fatal
Megjithatë, Orieli tashmë kishte hipur në makinën e të atit, me një top në duar.
Por një kushëri më i vogël e ka thirrur dhe ai ka dalë nga makina, duke qëndruar gjithmonë në anën e rrugë. Në atë moment, sipas asaj që mediat raportojnë, makina e ka përplasur të voglin. I mituri është hedhur nga makina disa metra larg dhe më pas u transportua me ambulancë në Poliklinikën e Foggia-s, por nuk mundi të mbijetojë.
“Orieli ishte dielli i shtëpisë dhe i familjes sonë, kishte një energji pozitive me të gjithë, përqafonte këdo që e trajtonte me përzemërsi dhe dashuri”, deklarojnë nëna Merita dhe babai Olsi.
“Ishte një fëmijë shumë i lumtur dhe gjithmonë i buzëqeshur. I pëlqente të festonte, vallëzonte, këndonte, shijonte çdo moment të jetës së tij. Ka lënë një kujtim të bukur nga vetja kudo që shkonte, jashtë shtëpisë kishte pjekurinë e një të rrituri. Çdo ditë shkojmë në varreza, përballë në varr gjejmë gjithmonë njerëz që e vizitojnë dhe i bëjnë homazhe, miq të tij, shokë të klasës dhe shkollës si dhe prindërve të tyre”.
Gruaja që drejtonte makinën po hetohet për vrasje me automjet. Për zbardhjrn r plotë të ngjarjes është marrë në hetim një kamera e instaluar të pranë vendit të ngjarjes.