Connect with us

Sociale

Fëmijët dhe mësuesit rikthehen në shkollën “Shaqe Mazreku” në Durrës/Rama: Pakrahasimisht ndryshe nga dita kur tërmeti i detyroi të largoheshin

/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës, e para e rindërtuar në më pak se një vit që nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ka hapur sot dyert për mësuesit dhe 720 nxënësit e saj në mjedise tërësisht të transformuara.

I shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Kryeministri Edi Rama vizitoi sot nga afër ambientet e kësaj shkolle.

“Fëmijët dhe mësuesit rikthehen në shkollën “Shaqe Mazreku”, që e kanë gjetur pakrahasimisht ndryshe nga dita kur tërmeti i detyroi të largoheshin nga shkolla”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “si kjo shkollë do shkëlqejnë të gjitha shkollat e kësaj rilindjeje shembullore pas shkatërrimit të nëntorit të shkuar”.

Ministri Ahmetaj u shpreh se në Durrës janë 31 shkolla që do të përfitojnë nga programi i rindërtimit, 12 prej të cilave përfundojnë brenda këtij viti.



Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *