Bota
Fëmijët në Gaza përballen me një krizë të thellë humanitare, qindra fëmijë të paarsimuar

Raporti më i fundit i UNICEF-it dëshmon për përmasat alarmante të krizës në Gaza, ku lufta që po vazhdon prej tetorit 2023 ka çuar në shkatërrimin e 95% të shkollave. Si pasojë, qindra mijëra fëmijë janë lënë pa qasje në arsim.
Pjesa më e madhe e tyre nuk ka ndjekur mësimin prej më shumë se dy vjetësh. Shkollat, përveç se të papërdorshme për arsimin, janë kthyer në strehë për mbrojtje nga bombardimet e përditshme.
Situata është përkeqësuar edhe nga mungesa e ushqimit. Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, mbi 19 mijë fëmijë në Gaza janë trajtuar për kequshqyerje akute, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së ushqimit. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur deri në 700%, duke e bërë të pamundur furnizimin për shumë familje.
Raporti e cilëson situatën si një katastrofë humanitare pa precedent. Nga gjithsej 38 spitale në Gaza, më shumë se gjysma nuk janë funksionale, ndërkohë që mijëra fëmijë kanë nevojë urgjente për trajtim mjekësor dhe mbështetje psikologjike.
UNICEF nënvizon gjithashtu se pothuajse të gjithë fëmijët në këtë territory, rreth 1.1 milion kanë nevojë për ndihmë psikologjike, pasi shumë prej tyre janë ndarë nga familjet dhe kanë përjetuar trauma të rënda.

