Aktualitet
Femrat duan djem gazmorë, jeta bëhet më e lehtë
Të gjithë e dimë se meshkujt me sens të mirë të humorit janë të çmueshëm dhe se humori është armë shumë e fuqishme për joshjen e femrave.
Por, a vlen e njëjta gjë edhe anasjelltas?
Ndonëse meshkujt thonë se u pëlqejnë femrat me sens humori, një studim i ri thotë se kjo faktikisht nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Paraprakisht duhet të përmendim se hulumtuesit e kanë konfirmuar konkludimin e parë: meshkujt me sens të mirë të humorit kanë më shumë shanse të kenë kontakte fizike me një femër të cilës i pëlqen humori i mashkulli.
Por, kur një femër e bën të qeshë një mashkull, kjo nuk i rrit shanset për marrëdhënie seksuale.
Hulumtuesit kanë nxjerrë edhe një konstatim interesant nga eksperimentet që i kanë kryer.
Ata kanë deklaruar se femrat e lidhin humorin me të qenit më mendjehapur, jo me inteligjencë.
Më herët, supozimi ka qenë se femrat joshen nga meshkujt qesharakë për shkak se besojnë që lloji i tillë i meshkujve janë më inteligjentë.
Tani, hulumtuesit sugjerojnë se femrat duan meshkuj qesharakë sepse besojnë që lidhja me ta është më argëtuese dhe jeta bëhet më e lehtë