Sport
Fenomeni i ri i basketbollit, 17 vjeç dhe 2.20 m i gjatë
Fenomeni i ri i basketbollit, 17 vjeç dhe 2.20 m i gjatë
Victor Wembanyama është fenomeni i ri i basketbollit. Ai do të jetë një yll i ri I NBA-së dhe kushdo që e ka parë të luajë nuk ka dyshime.
Basketbollisti francez me origjinë kongoleze, 17 vjeç dhe 2.20 m i gjatë, luan me ‘Asvel’, klubi më i mirë francez në pronësi të Tony Parker, përpara se të transferohet te ‘Metropolitans 92’.
“Ka kaq shumë lojtarë që unë i admiroj, por qëllimi im – pranon ai – është të bëhem një lojtar që nuk e keni parë kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse unë nuk jam një tifoz i madh i krahasimeve.”
Wembanyama tregoi talentin e tij në Kupën e Botës U-19 në korrik duke e çuar Francën në finale dhe duke fituar një vend në kuintetin e lojtarëve më të mirë në kompeticion, pavarësisht se ishte dy vjet më i vogël se të tjerët.
Nuk është ende në moshë, por tashmë është në elitën evropiane të basketbollit dhe ëndërron Shtetet e Bashkuara të Amerikës.