Connect with us

Aktualitet

Ferma Vip – Edicioni 2 do të jetë i gjithi për t’u zbuluar

31 Mars, 21:00, në Vizion + dhe Tring, reality show i 1001 emocioneve hap sërish dyert. Ferma Vip – Edicioni 2 do të jetë i gjithi për t’u zbuluar dhe përjetuar.

Pas suksesit të edicionit të parë, që e shndërroi Ferma Vip një fenomen televiziv, por edhe që përcolli në mënyrën më të bukur emocione, befasi dhe argëtim, por edhe një energji pozitive larg çdo klisheje televizive të deritanishme, energji që shumëkush e kujton ende, kureshtja dhe interesi për nisjen e edicionit të dytë është i jashtëzakonshëm dhe i prekshëm.

Në 2 kanale të dedikuara, Ferma Vip 1 dhe 2, platforma Tring do të përcjellë LIVE 24/7 gjithçka që ndodh në Ferma Vip, duke e sjellë atë në çdo shtëpi shqiptarësh.

Do të jenë 90 ditë sfiduese për 16 fermerët e përzgjedhur me shumë kujdes si pjesë e një kasti, tashmë të shumëpërfolur dhe komentuar gjithkund, të cilin do t’ia lëmë surprizë mbrëmjes së premierës së spektaklit, por që do të jetë gjithëpërfshirës dhe shumëdimensional, për kënaqësinë e target grupeve nga më të ndryshmet e audiencës.

Mbrëmjet e spektaklit live çdo të hënë dhe të premte, nën drejtimin e Luana Vjollcës, një prej figurave më të afirmuara dhe me ndikim në televizionin dhe estradën shqiptare, do të jenë të gjitha për t’u zbuluar puntatë pas puntate, surprizë pas surprize, sepse në Ferma Vip 2, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë. Nuk i dihet kurrë, mbase nuk po shihni atë që po shihni!

Nën moton “për më shumë”, ky sezon do t’i vendosë fermerët para shumë më tepër sfidave të paparashikueshme, që do t’i sprovojnë ata në aspekte nga më të ndryshmet, si njerëz, si artistë, por edhe fizikisht, për të testuar reflekse dhe instinkte “nën trysni”, sepse Ferma Vip është edhe kjo…

Jemi gati për eksperiencën më të pabesueshme televizive dhe Tring do ta përcjellë atë 24/7 për ju kudo që ndodheni, përmes aplikacionit Tring OTT.

Fiksoni datën, nga 31 Marsi, mirëprisni fermerët e zemrës në çdo shtëpi tuajën!

 

 

 

 

 

 

 

Advertisement